Ngjarja tragjike e Velipojës, Basha dënon postimin e Ramës në Facebook: Shteti i gjunjëzuar përpara krimit

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen tragjike me 4 të vrarë në Velipojë.

Basha shkruan në Twitter, se Rama me postimin cinik pasa ngjarjes së rëndë, nuk e fsheh dot përgjegjësinë, por tregon se shteti ka rënë në gjunjë para krimit.

Reagimi i krytearit Basha

Kur policia reduktohet në vegël të regjimit për të mbrojtur pushtetin dhe lidhjet me krimin, kur përgjigja e vetme sa herë përgjaken qytetet tona është “hëngshin kokat e tyre”, jeta e qytetarëve, fëmijëve dhe familjeve shqiptare është në rrezik.

Me postimin cinik si i sotmi pas masakrës së Velipojës, përgjegjësi për këtë situatë nuk e fsheh dot përgjegjësinë e tij, por vetëm rikonfirmon gjunjëzimin e shtetit para krimit të bërë njësh me pushtetin e tij të korruptuar deri ne palcë.

Exit mobile version