Ngjarje e rëndë në Bulqizë, plagosen me thikë dy vëllezër, autori në drejtim të paditur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Bulqizë ku dy vëllezër janë plagosur me thikë ndërsa nuk është identifikuar ende autori.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e njohur si Fushë-Bulqizë. Të plagosurit janë të moshës 19 dhe 22 vjeç, ndërsa më i vogli është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasin gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë, 22-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin RAjonal të Bulqizës.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes he po merret me grumbullimin e të dhënave që do të çonin në zbardhjen e ngjarjes.

Exit mobile version