Persona të pa identifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bilaj të Krujës.
Më datë 06.09.2018, rreth orës 13:10, në fshatin Bilaj, Krujë, në breg të lumit, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi B. H. Nuk ka lëndime në njerëz. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në 24 orët e fundit. Këtë herë, një plagosje me armë në Lezhë, ka përfunduar me një person në spital dhe një tjetër në arrti, i shpallur në kërkim nga Policia.
Sipas Policisë vendore, ngjarja është aksidentale, nga pakujdesia. Policia sqaron se punohet për kapjen e shtetasit O. K., vjeç 21, banues në Lezhë, sepse dyshohet se më datë 05. 09. 2018, rreth orës 19:40, në Ishull-Shëngjin në Lezhë, ka plagosur me armë zjarri nga pakujdesia shtetasin Gj. F., vjeç 18, banues në Lezhë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Gjendet i pajetë një person në qendër të Korçës
Një person është gjendur i pajetë në qendër të qytetit të Korçës. Sipas burimeve për Fax Neës dyshohet se viktima është përdorues i lëndëve narkotike.
Personi është gjetur i vdekur në afërsi të pedonales. Viktima dyshohet se është rreth 29 vjeç dhe është gjetur i pajetë në një godinë të braktisur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet.