Ngjela: Protesta e pavlerë, e thirrur nga një ‘non grata’

Avokati Spartak Ngjela në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, e konsideroi si të pavlerë protestën e thirrur nga opozita.

Ngjela tha se protestën e ka thirrur një “non grata” që nuk ka asnjë vlerë. Avokati u shpreh i bindur se në protestë nuk do të ketë pjesëmarrje për shkak se ajo thirret nga një “non grata” që mendon se mund të shpëtojë veten nga protestat. Ngjela tha se ai u shpall ‘non grata’ nga Sekretari amerikan i Shtetit, i cili ka thënë që nëse Sali merr partinë e gjithë partia do të jetë ‘non grata’.

“Sali Berisha është ‘non grata’ në SHBA, pse nuk bëri gjyq? Nuk bëri sepse i hapnin dosjet. Pushteti nuk merret me protesta, merret me votë. Këta janë në shekullin e 17-të. E dini sa është PD sot? 16-17 %, si mund të fitojë kjo parti me këtë përqindje mbështetjeje që ka”, tha Ngjela.

Artikulli paraprakJoe Biden nën presion që të “hapë rrugën”! Nga Kamala Harris, te Michelle Obama, kush do të mund ta zëvendësonte si kandidat kryesor në garën për president
Artikulli tjetërSiguria e gazetarëve në fokus, Kryeprokurori Olsian Çela takon Kreun e Zyrës së KiE në Tiranë