I kudogjendur në fushë dhe tani shfaqet në skenë, duke marrë një çmim shumë të rëndësishëm individual. N’golo Kante, u shpall lojtari më i mirë i vitit në Premier League, trofe që jepet nga Shoqata e Futbollistëve Profesionitë në Angli. Një titull i merituar plotësisht për atë që po shfaq këtë sezon në radhët e Chelseat, megjithatë 26-vjeçari e ndan këtë sukses me futbollistët e tjerë të skuadrës. “Është një nder i madh, por gjithmonë e them se është meritë e një pune në skuadër. Duhet të falenderoj shokët e mi te Chelsea”, tha ai.
Vitin e kaluar, mesfushori francez u shpall kampion i Anglisë me Leicester Cityn dhe nëse triumfon edhe me Chelsean do të jetë lojtari i parë që e fiton titullin dy herë radhazi me dy skuadra të ndryshme.
Çmimi i lojtarit më të mirë të vitit, për të dytin vit radhazi i shkoi mesfushorit të Tottenhamit, Dele Alli, duke barazuar me këtë arritje Ryan Giggs, Robbie Fowler e Wayne Roonney, të vetmit që e kanë fituar në dy vite të njëpasnjëshme këtë çmim individual. Në këtë ceremoni, David Beckham mori çmimin e karrierës.
Si Kante ashtu edhe Dele Alli, janë përfshirë në formacionin më të mirë të Premier Leagues, ku bëjnë pjesë gjithashtu De Gea, Walker, Luiz, Cahill, Rose; Hazard, Mane; Kane dhe Lukaku.