Ngrihen në protestë punonjësit fasonerisë: Me çfarë t’i mbajmë fëmijët?

150 punonjëse të një fasonerie në Njësinë Administrative Gostime në Bashkinë e Cërrikut janë ngritur sot në protestë. Ato ishin nisur për në punë, por u hasën me mbylljen e aktivitetit.

Sipas tyre, në këto dy muaj pandemie nuk kanë punuar thuajse fare dhe janë në kushte të vështira ekonomike, prandaj kërkojnë ndërhyrjen e shtetit. Punonjëset druhen se hapja e biznesit me ndërprerje është një hile e shtetit shqiptar për të mos përfituar atë që qeveria e quan “pagë lufte”.

“Jemi gjithë ato punëtor. Kemi kushtet. Kur jemi në rregull, të vijë kontrolli dhe të marrë masat nëse nuk kemi kushtet. Me çfarë t’i mbaj kalamajt nëse ai e mbyll? Me pagat e firmës jemi korrektë, për çfarë nuk e hapin. Ne duam të drejtën tonë, nuk kemi ankesa nga firma. Nuk kemi problem për higjienë. Puna është mbyllur se nuk i lejojnë pronarët të vijnë nga Tirana se janë 5 veta me një makinë. Duhen dy veta në makinë. I kanë ata të gjitha ato të ardhura? Shteti të marrë masa”, tha punonjësja.

Teksa shtojnë se kanë fëmijët pa bukë kërkojnë ose hapjen e aktivitetit ose të ndihmohen me ushqime. Arsyeja e mbylljes është se pronarët e kompanisë janë nga Tirana dhe meqë Cërriku është zonë e gjelbër, ata nuk lejohen të hyjnë në Cërrik thonë përfaqësuesit e firmës.

“Kemi punuar 2 ditë, është mbyllur 5 ditë të tjera. Kemi punuar 20 ditë dhe po mbyllet prap. Mos vallë kjo u hap që të mos marrim pagën e luftës. Jemi 150 gra, duam të hamë, të pimë, kemi fëmijë. Ne kërkojmë pagën e luftës, duam zgjidhje. Duam të hamë ose të na sjellin të gjithëve ndihma”, tha një tjetër punonjëse.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërBasha nderon Dëshmorët e Atdheut