Studentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ashtu siç kishin paralajmëruar iu janë bashkuar studentëve të Tiranës e Durrësit duke u ngujuar brenda godinës kryesore ku ndodhet Rektorati dhe administrata si dhe disa fakultete, në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë që në ditët e para të dhjetorit.
Fillimisht studentët kanë hasur në kundërshtimin e rojeve të Universitetit por më pas kanë arritur të hyjnë.
Me pankarta në duar studentët kanë thurur dhe vargje për të çuar më lart zërin e protestës së tyre.
Ja disa prej tyre
Nuk paguaj rektoratin,
as për Besën as për të gjatin.
S’kemi hallin e provimeve,
por sot halli është i çmimeve.
Për të gjithë ju që u ngritët,
po ju them se kalojnë vitet
dhe në master nesër shkon,
1 milionëshin se mendon?
Ngrije zërin se të rropën.
e hi syve sot të hodhën.
Dil sërish e protesto,
ec sërish e na u bashko…
Studentët kanë deklaruar se duan plotësimin e kërkesave dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve për mbështetje. “I bëjmë thirrje kryeministrit të na plotësojë kërkesat”, thanë ata.