Niko i Korçës apo Korça e Peleshit? – SKANDALI me sigurinë ushqimore që SPAK duhet të hetojë

Një skandal që prek direkt sigurinë ushqimore të çdo familjeje Shqiptare ka ndodhur në Korçë, më saktë në pikën kufitare të Kapshticës përfshirë gjithë institucionet përgjegjëse për kontrollin e kafshëve për konsum.

Njerëz me influenca të forta, për pasurimin e tyre dyshohet se po helmojnë tregun vendas duke futur viça, keca e dele të pakontrolluara, pamatrikulluara, pavaksinuara, shpesh kontrabandë… gjithnjë në qëllim të pasurimit personal. Instancat e Shtetit, në fillim kanë funksionuar, por më pas të presionuara nga pushteti politik, janë zmbrapsur!

Sipas dokumentave më poshtë, në datë …., pasi Frontex ka ndalur një tufë me 29 bagëti ardhur nga Kapshtica, shtetasi Baki Myrtollari me detyrë Veterineri i Shërbimit në kufi, në fshatin Poncar (Korçë) pranë Bilishtit, ku ka konstantuar së jane futur në Shqipëri në një kamion me kafshë të dyshuara të sëmura me brucelozë dhe viruse të tjera, të pamatrikuluara nga vendi i origjinës, i cili ende nuk dihet cili është. Kamioni me mbi 29 keca e qingja etj, bllokohet dhe veterineri kërkon që të çohet për karantinim dhe analiza bio-kimike sipas ligjit.

image

Por, personat që ishin në pronësi të këtij kamioni, Festim dhe Sokol Dinoshi përveç akti më sipër, duket se ushtruan dhe presion ndaj nënpunësit të Shtetit. Vëllezërit Dinoshi janë kapur edhe herë të tjera duke transportuar bagëti të pamatrikuluara dhe me dokumentacion të plotë vaksinimi, por nuk janë ndëshkuar asnjëherë, falë lidhjeve politike. Emrat e dyshuar si lidhje politike në këto skema janë baxhanaku i ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi: Spartak Meraku, si dhe Ylli Cenkolli me detyrë Inspektor Veterinar në komunën Hocisht dhe Bilisht, si dhe zv.ministrit të Bujqësisë Ajran Jaupllari.

Një tjetër rast flagrant dhe i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorit, është kapja në kufi e një kamioni me Qingja e Rurza pa Çertefikatë Lëvizje dhe pa Matrikulluara, nga shtetasi Martin S, nga Rakicka Devoll, nga veterineri i zonës Baki Myrtollari. Pas ketij veprimi, Spartak Meraku dhe Ylli Cenkolli dyshohet se kanë kërcënuar fizikisht në publik, në mes të Bilishtit, veterinerin Baki Myrtollari.

Por skandalet vazhdojnë, nuk bëhet fjalë për një episod, por për një sistem. Zyrtarët Ylli Cenkolli dhe Spartak Meraku vazhdojnë të kërcënojnë me jetë veterinerin përgjegjës Baki Myrtollari.

Këtë herë në fshatin Çetë Bilishtit, shtetasi Ilirjan M, futi kontrabandë 520  krerë zgjedhë të imëta, përsëri pa çertifikata vaksinimi, pa dokumentacion të vendit të origjinës dhe kontrolli shëndetësorë sigurie.

Ngarkesë e kontrolluar nga veterineri përgjegjës, Ylli Cenkolli edhe pse nuk ishte zona dhe detyra e tij, por e veterinerit pergjegjes Baki Myrtollari.

Duke mos patur çertifikatë origjine për 520 krerët e bagëtive, u krijua një artificë e cila duket se është në vetvete një fallsifikim, sikur bagëtitë u rimatrikualuan me justifikimin fals se i kishin rënë matrikujt nga veshet e kafshëve,  e më pas morën dritën jeshile për t’u tregëtuar në Korçë e gjetkë në Shqipëri.

Në këtë skemë hyn në lojë dhe zv.ministri i Bujqësisë, Arjan Jaupllari. Zv.ministri duker se është në konflikt të plotë interesi pasi dyshohet se licenson një stallë në pronësi të vëllait të tij, në fshatin Drithos pranë kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë.

Stalla e vëllait të zv.ministrit të bujqësisë përdoret për të importuar kafshët, si në rastin e një tjetër kamioni kontrabandë me kafshë të pa vaksinuara dhe matrikuluara në një stallë për mbarështimin e kafshëve në pronësi të Fatos Sh. alias Petro Sh., i cili njihet si lidhje e afërt e drejtorit të AKVMB.

Kjo skemë e futjes kontrabandë, pa vend origjine (nga Maqedonia dhe Bullgaria) dhe mbi të gjitha të pamatrikuluara e shpesh të dyshuara të sëmura të kafshëve, preu dhe kokën e veterinerit të shtetit, Baki Myrtollari.

Episod tjetër skandaloz është ai i futjes nga Kapshtica të kamionit të shtetasit Aleksander L., me 40 lope të shkruara ne dokumentat e origjinës dhe certifikaten veterinare greke, por që në fakt në hyrje të Republikes së Shqipërisë rezultuan, 37 lope.

Pas një kontrolli të urdheruar “nga lart” që mesa duket duhet të jetë bërë formal pasi veterinerët e AKU-se Kapshticë nuk kan verejtur që 5 lope nuk i kishin nr, e matrikujve si ato të përshkruarat në certifikatën veterinare greke dhe që në bazë të ligjit nuk duhet të lejoheshin të futeshin në teritorrin e Republikës së Shqipërisë pasi konsideroheshin kontrabandë dhe të pakontrolluar nga shërbimet veterinare greke për ndonjë semundje ngjitëse si: bruceloza, tuberkulozi dhe semundje tjetër e rrezikshme dhe e transmetueshme tek njerëzit. P[rgjegjësit e AKU do duheshin ti kthenin mbrapsht në Greqi mqs dokumentacioni nuk ishte i rregullt, por lejuan futjen e tyre.

Per te mos mjaftuar gjithe kjo ngarkesë me 37 lope që në fakt ne dokumentat e zhdoganimit figuronin 40 lopë u çua për karantinim në kundershtim me ligjin në një stalle në fshatin Vernik, stallë e cila nuk ishte licensuar më parë nga ana e AKVMB-se siç e përcakton ligji. Përseri në lojë futet Ylli Cenkolli i cili në kundërshtim me ligjin, pasi subjekti Aleksander L. duhet ti dërgonte në ambientin në të cilin ishte licensuar për të zhvilluar këtë aktivitet dhe të plotesonte kushtet e karantinimit aty, por veterineri Ylli Cankolli edhe pse e ka evidentuar qe ky subjekt ishte në kundërshtim me ligjin i ka plotësuar fiktivisht certifikatën e karantinimit në kundërshtim me ligjin, pa percaktuar vendin e karantinimit si dhe nuk merr asnjë masë administrative për subjektin për 5 lopët të cilët nuk korrespondonin nr e matrikujve me ato të certifatikates Greke. Dhe kjo kishte një arsye të fortë, pasi në ngarkesën më poshtë:

Dergese e dates 11/Prill 2024 ku jane kapur 19 lope e vica.

Pas presionit të tregetarëve të zones ndaj drejtorit rajonal Fatmir Ozunit,janë kryer analizat biokimike vetëm 4  prej lopeve, dhe te 4 lopet kane rezultuar me brucelozë. Por procedura ligjore duket se nuk është zbatuar në kompleksitet, pasi duhet të kryheshin dhe analiza për turbekulozë.

Ligji detyron në raste të tilla IKV-ne të njoftojë me alarm AKU-ne, AKVMB-ne dhe te merret masa e ndalimit të ngarkesës. Gjithashtu ligji parashikon 90 ditë karantinim dhe pezullim aktiviteti të subjektit duke lënë hapësirën kohore ku të groposen lopët e sëmura ndërsa bagetitë e tjera duhet të rikryejnë analizat e gjakut çdo  muaj, por drejtori Fatmir Ozuni dhe inspektori veterinar Ylli Cenkolli duket se nuk e kanë zbatuar ligjin në këtë rast, duke rrezikuar shhëndetin e qytetarëve, pasi Aleksander L. ka sjellë ngarkesën e sipercituar dhe e shperndarë në rrethin e Korçës. Ndërkohë qe ndaj tij është marre vetem nje mase qesharake prej gjobe 20 mije lek te reja…sa një gjobë parkimi.

Pra, pas 22 diteve i është plotësuar një tjetër certifikate levizje në drejtim të Gjirokastrës dhe këto lopë janë dërguar në drejtim të jugut për tu shitur atje dhe për të furnizuar tregun e këtij qyteti, por pa u caktuar emri i subjektit nisës, sepse Cenkolli duket se i trembej ndonje kontrolli rutine rrugës ku do zbulohej përgjegjësia e tij. Analizat që Lopët rezultuan bruceloze (Prill 4 lopë, e në Maji 4 lop) janë tërhequr po nga Y.Cenkolli pranl IKV-se Tiranë, siç rezulton edhe në regjistrin e hyrje e daljeve të analizave laboratorit Tiranë.

Disa ditë më vonë po i njëjti subjekt ka tentuar të fusë në territorin e Republikës së Shqiperisë tre kamionë të mbushur me lopë e vica të cilet jane bllokuar nga ana e veterinereve te AKU-se dhe drejtorit ne doganen e Kapshtices pasi nr e matrikujve te ata dispononin nuk korespondonin me nr e matrikujve ne certifikatat veterinare greke! Në këtë rast të ri skandaloz, ka ndodhur dhe ngordhja e nje prej lopeve te ngarkeses se Aleksander L…mesa duket e semurë. Pasi është nxjerrë jashtë kamionit, është tërhequr nga A.L. privatisht në sy të inspektorëve të AKU.

Ligji kerkon qe dergesa te ndalohet dhe te hyje ne karantinim 2 ditor nga pala greke. Por ne kete rast kjo nuk u aplikua aspak, pasi në lojë u fut ortaku grek i Aleksandër L. qe njihet si Zisi (nofkë), i cili dyshohet se shpesh zgjedh tufat e sëmura në Greqi dhe i transporton në Shqipëri me dokumenta të fallsifikuara me kamionet e tij për çmime tepër të ulëta. Në këtë rast, dërgesa ose tufa u çuan në një stallë në Ersekë të palicensuar nga AKVMB-ja, stallë e cila kishte thjeshtë një kontrate fiktive qiraje mes palëve në momentet e fundit para se tufa të arrinte në stalle.

Shtetasi Aleksandër L. ka edhe lidhje të tjera të forta me ministrin Niko Peleshi, pasi aktualisht dyshohet se po ndërton një ndërtim paleje në zonën e Bilishtit dhe IKMT-ja nuk ndërhyn.

Stallë e cila me datë 13 Maji 2024 ishte thuajse e përfunduar si ndërtim, ndërkohe që lejen e ndërtimit e ka marrë 10 ditë pas ndërtimit, me 23 Maji.

FENOMENI

Drejtor Fatmir Ozuni në dt.10 Maji 2024 ka urdhëruar veterinerin e shërbimit Baki Myrtollari që në bazë të një informacioni të mberritur tek ky i fundit për një tufë me lope e vica plot 78 copë qe do futeshin kondrabandë ne zonën e Ersekës, nga vija e gjelbert, që të bënte c’mos që të kapeshin dhe te kërkonte ndihmën e Policise së Shtetit, dhe më konkretisht të asaj të kufirit dhe në fakt operacioni u finalizua me sukses dhe në brendësi të territorit tonë u kapën 78 lopë e vica kontrabande.

Për këtë sukses dhe konflikteve Në MinIstrinë e Bujqësisë, drejtori i Përgjithshëm Fatmir Ozuni shkarkoi nga detyra Baki Myrtollarin, përse kreu detyrën e tij për tufen e lopeve në Ersekë.

Skemë kriminale e cila helmon familjet shqiptare me mish të sëmurë! Skemë e cila do demaskohet me të tjera dokumenta, fakte dhe të tjerë personazhe që shkelin ligjin dhe sigurinë ushqimore.

Faksimile të dokumentave të Autoriteteve Doganore dhe procesverbaleve të Veterinerëve Kufitarë Greke të përmendura më sipër:

Exit mobile version