Nipçe, problem janë oligopolet jo vlonjatët!

Irena Beqiraj 

Rama në takim me kryetarët e bashkive përmendi Vlorën si rajonin më abuzues më rritjen e çmimeve, dhe u bëri thirrje bizneseve që të reflektojnë.

“Të gjitha këto është e nevojshme të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmimet. Ky është sistemi që kemi zgjedhur. Nuk vendosin dot çmimet as të hoteleve, as të restoranteve dhe as nuk i imponojnë dot.”

Kryeministri duhet të lexojë . Profesoreshat e letërsisë që drejtojnë Turizmin apo juristi i cili duket se drejton Organizatën Joqeveritare të Ministrisë së Financave edhe Ekonomisë ndoshta as nuk e kuptojnë e as nuk ja shpjegojnë dot.

Por ekonomisti Ilir Ciko ka bërë një studim shumë interesant për cmimet e ofruara nga kompanitë lider të importimit të ushqimeve edhe produkteve të tjera në Shqipëri.

Grafiku tregon se cmimet e ushqimeve shiten 107% më shtenjtë ne Shqipëri sesa shiten në Europë nga po të njëjtat kompani (shiko grafikun për të tjerat ).

E pra nipçe , problem janë oligopolet jo vlonjatët!

Po kush të ti shpjegojë ty ! Edhe Ermal Dredha ka qëlluar me gjuhë të huaj.

Gjuhëtarë i ke të gjithë
më të mirët në këto anë
Por ekonominë të gjorët
As e qeshin as e qajnë !

Artikulli paraprakBasha me strukturat drejtuese të Demokratëve Euroatlantikë të degës 7, në Tiranë: Të bëhemi gati për zgjedhje me ekipin dhe programin që shqiptarët presin
Artikulli tjetërLidhja midis ajrit të ndotur dhe sëmundjes së demencës, si ndikon në shëndetin e trurit