Deputeti i PS, Rrahman Rraja ka reagura pas publikimit të lajmit për arratisjen e ni[pit të tij pas tentaivës për vrasjen e një personi pas prishjes së pazarave të drogës.
Rrahman Rraja është i njohur në media kryesisht për shkak të historive të djalit apo nipërve të tij, emrat e të cilëve skedohen shpesh nga policia edhe për krime të rënda.
Së fundi, nipi i tij, Ramazan Rraja është shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në Lezhë, ku së bashku me dy persona të tjerë, hyri i armatosur në lokal, sipas policisë për t’u hakmarrë për një sherr të vjetër.
Burime bëjnë me dije se ai donte të vriste kushëririn e pronarit të lokalit në fjalë, por fatmirësisht ai nuk u gjet atje në ato momente. Në një reagim për Fax News Rrahman Rraja shprehet se prej 3 muajsh nuk ka pasur komunikim me nipin e tij, dhe aq më pak që të ketë qenë i përfshirë në këtë ngjarje.
“Kam tre muaj që nuk kam asnjë kontakt, nuk e dija që ishte i përfshirë në këtë ngjarje. Unë e di se ai është jashtë shtetit”, është shprehur Rrahman Rraja.
Rraja u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.
Rraja u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave.
E shkuara kriminale e nipit të deputetit të PS
Tre të rinj janë shpallur në kërkim në Lezhë, mes tyre edhe nipi i deputetit të Partisë Socialiste, Rrahaman Rrajës, pasi u futën në një lokal në Zejmen, të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, pasi po kërkonin kushëririn e pronarit të lokalit me të cilin kishin një sherr.
Në kërkim janë shpallur, Roan Brahimi, 29-vjeç, banues në Fushë-Krujë, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, si dhe Ramazan Rraja, 28-vjeç, banues në Fushë-Krujë, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë për trafik droge dhe për dhunë.
Pas ngjarjes që tronditi Lezhën, të rinjtë janë larguar jashtë vendit. Të tre janë me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve, të cilët menjëherë pas ngjarjes janë larguar jashtë vendit. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të mëparshëm, ndërmjet kushëririt të pronarit të lokalit Ani Kolës, dhe një miku të tre të rinjve, Ramazan Rrajës, Alesio Dobrozit dhe Roan Brahimit.
Rraja u bë i njohur për publikun edhe gjatë një skene dhune në ambjente e QSUT, ku dhunoi në sy të qytetarëve dhe të një punonjëseje policie një vajzë.
Rraja u arrestua dhe nga policia belge, si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike, por u lirua me vendim gjykate në muajin maj të këtij viti, me pretendimin se nuk kishte prova të mjaftueshme për mbajtjen e tij pas hekurave.
E ndërsa nipi i deputetit është një figurë e njohur për drejtësinë dhe publikun, dy emrat e tjerë po ashtu janë me precedent penal.
Roan Brahimi është arrestuar më parë në 16 maj të vitit 2018 në Lezhë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura. Sipas policisë tre vite më parë i gjetën një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro dhe një sasi bizhuterish.
Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga Brahimi.
Alesio Dobrozi është i treti i shpallur në kërkim. Ai rezulton i dënuar në 2019 nga drejtësia italiane për vjedhje dhe grabitje.