Nipi i Arben Ndokës vjen nga Belgjika dhe transporton kutitë e votimit, pasi ju premtua të mbjellë Kashnjetin me kanabis

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka ka sjellë nga Belgjika nipin e tij për të punuar për Partinë Socialiste sepse i kanë premtuar të mbjellë Kashnjetin me hashash për hesapin e vet.

Qytetari shkruan se, Samuel Ndoka ka transportuar kutitë e votimit nga Shëngjini dhe i ka dërguar në Lezhë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

I premtojne Kashnjetin per droge.

Vjen nga Belgjika dhe transporton kutite e votimit. sb

Ja grupi i strukturuar i votave per qytetin e Lezhes, Samuel Ndoka djali i Sander Ndokes dhe nipi i Arbenit ish deputetit ndersa ky tjetri quhet Eni Vokrri i ardhur nga Belgjika sponsori kryesor nga ana financiare dhe presion ndaj njerzve per kandidatin nr 2 ne listen e PS Eduart Ndreces

Makina e Eni Vokrrit ka marr kutiat e votimit nga Shengjini dhe i ka dergu ne Lezhe sepse ket te fundit e ka sjedh ish deputeti Arben Ndoka nga Belgjika per me punu per partin Socialiste sepse i kan premtu me mbjedh Kashnjetin me hashash per hesap e vet.

Artikulli paraprakVarhelyi: Të gjitha parregullistë apo blerja e mundshme e votave të ndiqen nga autoritetet gjyqësore 
Artikulli tjetërMasakra zgjedhore/ Manjani: Më shumë sesa çdo herë tjetër. Një makineri gjigande shtetëtore u vu në dispozicion të pushtetit