Nipi i deputetit të PS u arrestua teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria

Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja ështëi arrestuar si i dyshuar për sulmin me armë mbi makinën e prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet të Durrësit.

Mësohet se Redjan Rraja është arrestuar teksa ishte duke u larguar nga Shqipëria në aeroportin e Rinasit. Policia dhe prokurori kanë kërkuar arrestimin për shkak se kanë gjetur gjurmët e ADN-së së tij në makinën që u gjet e braktisur në zonën e Shkafanës, në ditën kur ndodhi atentatit.

Në një prej maskave është gjetur përshtyma e tij, e cila përputhet plotësisht më atë që ndodhet në arkivin e Policisë pas rindërtimit të profilit gjenetik.

Por Redjan Rraja, me profesion mjek stomatolog, nuk është emër i panjohur për policinë.

Ai u akuzua për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço dhe u dënua nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg.

Mjeku u akuzua se mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ka fshehur celularin dhe pistoletën që mbante viktima, Elton Çiço.

Dy vite më pas, emri i Redjan Rrajës shfaqet në çështjen “Xhisiela”, ku i përfshirë ishte kushëriri i tij, Rexhep Rraja.

Oficeri Emiljano Nuhu përmendi emrin e Redjan Rrajës si një prej nipërve të deputetit Rraja që e kishte kërcënuar për shkak të hetimeve që po kryente pas denoncimit të shtetases Xhisiela Maloku.

Xhisiela akuzonte djalin e deputetit se dhunonte vazhdimisht, ndërkohë që ajo kërkonte t’i jepte fund lidhjes. Kjo ngjarje më pas u mbyll me tërheqjen e Xhisielës nga denoncimet dhe largimin nga Shqipëria të oficerit Nuhu.

Operacioni

Redjan Rraja, 34-vjeç, është i arrestuari i parë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në Durrës, ndodhur të premten e 1 Nëntorit.

Mësohet se 34 vjeçari është arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme, gjatë një operacioni të zhvilluar nga RENEA dhe policia e Durrësit në Murriqan. Gjithashtu, mësohet se Rraja është identifikuar nga gjurmët e ADN-së dhe nga pështyma në një maskat e gjetura në makinën e gjetur në fshatin Shkafan.

Në momentin e arrestimit, i janë sekuestruar edhe dy aparate celulare të cilët nuk janë zhbllokuar ende, por cilësohen si prova krye për hetimin. Derimë tani raportohet se vetë Rraja nuk e ka pranuar që të ketë qenë pjesë e atentatit, dhe as të ketë dijeni në lidhje me të.

Emri i Redjan Rrajës, me profesion mjek, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai akuzohet se ka prishur provat në vrasjen e Enton Çiços.

Edhe pse akuzohej për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” në ngjarjen ku mbeti i vrarë miku i tij Elton Çiço, Rraja u dënua nga Gjykata e Tiranës vetëm me 8 muaj burg.

auto auto Screenshot 1415726269731572689111

 

Exit mobile version