Nis epoka Higuain

E mërkura ishte dita e Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas nisi zyrtarisht aventurën e tij te Juventusi me objektivin për të fituar trofe në Itali dhe Europë me bardhezinjtë. Entuazizëm i madh në Torino nga ana e tifozëve të Juventusit për mbërritjen në qytet të El Pipitas. Higuain fillimisht kaloi me sukses vizitat mjekësore, ndërsa më pas ishte radha e fansave për t’u përshëndetur nga afër me autorin e 36 golave gjatë sezonit të kaluar të Serisë A, një rekord historik ky. Selfie pa fund nga ana fansave bardhezinj me njeriun nga i cili presin shumë të gjithë. Në një nga ballkonet e zyrave të Juventusit në Torino, Higuain u prezantua para tifozëve me fanellën e tij të re.
Te kampionët e Italisë ish-sulmuesi i Napolit do të mbajë veshur fanellën me numër 9. Më pas ishte radha e intervistave dhe stërvitjes së parë. Në orën 18:00 të së mërkurës, Higuain zbriti në qendrën stërvitore të Juventusit në Vinovo, duke zhvilluar edhe stërvitjen e parë me klubin torinez. Në prononcimin e tij për kanalin zyrtar të Juventusit, 28-vjeçari theksoi se u transferua te bardhezinjtë për të fituar, pasi dëshiron të fitojë Champions Leaguen, por edhe Serinë A. Kartoni i El Pipitas i kushtoi klubit të presidentit Andrea Agnelli plot 90 milionë euro me Higuainin që u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë të kësaj merkatoje. Juventusi është skuadra e 4 në karrierën e bomberit të kombëtares argjentinase pas River Plate, Realit të Madridit dhe Napolit.
Sulmuesi Gonzalo Higuain një ditë më parë është prezantuar zyrtarisht si lojtar i kampionëve të Italisë, Juventus, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. Ai tha se shpreson me skuadrën e re do të fitojë Ligën e Kampionëve, por një herë shpreson të kthehet në formë dhe të jetë gati për edicionin e ri.
“Sot kam fituar një përvojë shumë të bukur. Jam i lumtur këtu dhe shpresoj se do të kemi një sezon të mirë. Shpresoj se do t’i bëjë tifozët të lumtur”, tha Higuain për “Sky”. “Liga e Kampionëve? Shpresoj, shpresoj. Gjëja më e rëndësishme është të punoj dhe të jem i qetë, në mënyrë që të jem gati për sezonin e ri”.
Presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis ka shpërthyer në kritika kundër sulmuesit argjentinas, Gonzalo Higuain. Ai tha se Higuain ka hedhur poshtë tri vite në Napoli dhe e ka tradhtuar skuadrën me transferimin te Juventus. “Njerëzit mendojnë se është e ekzagjeruar të flasësh për tradhti, por unë e mendoj të kundërtën. Unë mendoj se ka qenë krejt një tradhti”, tha De Laurentiis për “Corriere dello Sport”. “E vërtetë, ka pasur një klauzolë dhe gjitha ishte korrekte, por ai nuk tregoi respekt. Ne e kuptojmë se ka qenë e vështirë për t’i ofruar kontratë të re, por nuk kemi menduar se aq thjesht ai do të harronte tri vite në Napoli”.
Gonzalo Higuain kompletoi transferimin nga Napoli te Juventus për 94 milionë euro, Gonzalo Higuain u bë lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe ndoshta më fatlumi. Sulmuesi i ri i “Zonjës” duket se është në një lidhje me bukuroshen bionde, Lara Wechsler. Lara mund të shpërngulet në Torino nga Napoli dhe t’i bashkohet të dashurit të saj, i cili po përgatitet për jetën me kampionët e Italisë.

Artikulli paraprakShkalla e lartë e papunësisë në Kosovë
Artikulli tjetërNjë shkrirje midis Telecom Italia dhe Mediaset