Nis hakmarrja ndaj revoltës, Llesh kimiku dërgon 20 furgonë policie në banesat te Bregu i Lumit, disa të arrestuar

Ka filluar pak minuta më parë represioni policor ndaj banorëve të “Bulevardit të Ri”, të cilët kundërshtuan sot me forcë prishjen e padrejtë të shtëpive të tyre nga IKMT-ja.

Sipas burimeve mbi mbi 20 furgona policie janë drejtuar këtë moment për  te “Bregu i Lumit” ku po ushtrojnë kontrolle në banesat e protestuesve që ishin aktivë sot.auto 57000767 280565622873524 2955959847893336064 n1554725582

Kjo nuk është hera e parë që Policia e Sandër Lleshaj sillet si Policia e Errësirës që bastis shtëpitë sapo bie nata.

Policia e Shtetit ka shoqëruar 2 persona për në ambientet e komisariatit, ndërkohë që nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.

Forca të shumta policie u panë të drejtoheshin në mbrëmje drejt ‘Bregut të Lumit’, lajm që u konfirmua edhe nga vetë banorët.

Presioni i menjëhershëm i banorëve të ‘Bregut të Lumit’ dhe i opozitës ka bërë që Policia të tërhiqet menjëherë nga aksioni i ndërmarrë sonte në mbrëmje për arrestimin e protestuesve të cilit ishin aktivë sot në mbrojtjen e shtëpive të tyre.

Ndërkohë që një nga banorët protestues, iu drejtua Erion Veliaj dhe Edi Ramës duke i thënë se: “Nëse koka juaj vlen më shumë se 38 shtëpi tonat hajdeni por do shkoni në hale të gomerëve”.

Exit mobile version