Nis protesta në Kukës, banorët rrethojnë komisaritin e policisë: “Lironi vëllezërit tanë”, “Rama ik”!

Qytetarët e Kukësit janë ngritur sërsih në protestë sot pasdite rreth orës 18:30 para komisariatit të policisë ku kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve, për të cilët një ditë më parë gjykata dha masën e sigurisë arrest me burg. Banorët kanë rrethuar komisariatin e policisë dhe hedhin parrulla, “Lironi vëllezërit tanë”, “Faleminderit që nuk u dorëzuat!”, “Poshtë diktatura”, “Rama ik”, etj.
Arrestimet ndodhën gjatë natës së të dielës, ku 23 qytetarë u rrëmbyen nga shtëpitë pas protestës së zhvilluar në mesditë në rrugën e Kombit për të kundërshtuar vendosjen e tarifës në këtë aks rrugor.
Të arrestuarit u transferuan drejt Tiranës, ndërsa prej të dielës, para drejtorisë së Policisë së Tiranës, qytetarët kërkonin lirimin e protestuesve.
Dje gjykata vendosi që 11 prej të arrestuarve të qëndrojnë në burg, vendim ky që nuk u mirëprit jo vetëm nga protestuesit dhe opozita, por edhe nga përfaqësues të shoqërisë civile.

Sot banorët e Kukësit po protestojnë para policisë në këtë qytet për të kërkuar lirimin nga burgu të bashkëqytetarëve të tyre.
Gjyqtarja që dha vendimin për 23 protestuesit është bashkëshortja e një zyrtari të lartë të policisë, çka e detyronte atë të dorëhiqej nga çështja.
Personat e arrestuar janë:
1-Shpëtim Todaj “Arrest në burg me afat 20 ditë”
2- Xhevahir Hereni “Arrest me burg”
3- Elton Cengu “Arrest me burg”
4-Florian Onuzi “Arrest me burg”
5- Shkëlqim Vata “Arrest me burg”
6- Xhevahir Gashi “Arrest me burg”
7- Ervis Oruci “Arrest me burg”
8- Rasim Onuzi “Arrest me burg”
9- Vasil Laçi “Arrest me burg”
10- Abdi Haziri “Arrest me burg”
11- Edmond Matmuja “Arrest me burg”

Artikulli paraprakLista me emrat – Rama nuk komunikoi me banorët e Kukësit por me zyrtarët e tij
Artikulli tjetërBasha thirrje Ramës: Liro 11 pengjet, shqiptarët më të bashkuar së kurrë kundër grabitjes qeveritare