Nis protesta para Ministrisë së Brendshme: “Qeveria e drogës”, “Rama ik”!

Forumi Rinor i PD dhe LRI-së kanë nisur një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. p2Pjesëmarrësit në këtë protestë kanë kërkuar largimin e Edi Ramës nën thirrjet “Rama ik”, ndërsa është shfaqur një video e shkurtër e serialit Narcos e përshtatur në realitetin shqiptar. “Burg, burg, burg”, “Qeveria e drogës” dhe “Rama ik”, ishin thirrjet e të rinjve dhe qytetarëve që iu bashkuan protestës së pasdites.
“Tani edhe policia e shtetit do të ketë mundësi të shohë se për cilat klane punon sot”, tha kreu i FRPD-së, Belind Këlliçi, nëse shfaqej video.
Nëse deri më sot filmin ‘Narcos’ e kemi parë vetëm si një ngjarje që ka ndodhur larg vendit tonë, tashmë ky ’film’, po zhvillohet në Shqipëri dhe me protagonistë realë.
‘Filmi’ i dedikohet ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Ministrit aktual Fatmir Xhafaj, të dy të akuzuar për lidhje të forta me krimin dhe bandat e drogës, njëri përmes kushërinjve ndërsa tjetre përmes vëllait të tij.

ppp

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e gazetarit: Xhafaj nuk u lejua në Mëngjesin e Lutjeve pas urdhrit nga SHBA
Artikulli tjetërVarianti i “Narkos” në realitetin shqiptar (Foto)