Policia ka zbarkuar herët mëngjesin e sotëm në Unazën e Re, duke tronditur qytetarët që banojnë në të dy anët e segmentit rrugor nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi “Shqiponja”. Të pranishme në zonë janë dhe forcat zjarrfikëse dhe një ekip i Urgjencës.
IKMT ka nisur shembjen e banesave tek Unaza e Madhe, në afërsi të Astir. Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe ka rrethuar zonën për të shmangur konfrontimin me banorët. 5 banesa janë lajmëruar se do të shemben sot dhe 1 nesër, me eksploziv.
Deri tani nuk ka pasur reagim nga ana e banorëve që protestojnë prej mëse një viti duke kërkuar kompensim për pronat e tyre. Mësohet se godinat që do të shemben janë bosh, pasi banorët e lajmëruar që në nëntor janë detyruar të largohen prej tyre.
IKMT njoftoi dje pasdite se: Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit, rifillon neser, dt 9.01.2020, ora 6.00, prishjet ne gjurmen ku do te shtrihet Unaza e Madhe.
Jane planifikuar te prishen 6 objekte, nga te cilat nje me shperthim te kontrolluar, qe do te realizohet nje dite me pas. Objektet qe do te prishen, ndodhen prane rrethrrotullimit ne hyrje te Tiranes (ish-Shqiponja).