Presidenti Bujar Nishani ka dalë kundër Kryeministrit Edi Rama se cili shtet duhet ta udhëheqë procesin e pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve. Në një intervistë për emisionin “InfoBox” të “RTV Dukagjinit”, Nishani ka thënë se duhet të jetë Kosova shteti që të udhëheqë këtë pajtim. “Këtë proces, quajeni pajtim, quajeni intensifikim, koordinim ose respekt të ndërsjellë, në gjykimin tim duhet ta udhëheqë Kosova”, tha ai. Edhe Nishani i është bashkuar debatit që së fundmi është shumë aktual, atë për “kombësinë kosovare”. Ai tha se shqiptarët janë faktorë në Ballkan. “Në Republikën e Shqipërisë jetojnë vetëm 40 për qind e qytetarëve që i përkasin kombësisë shqiptare. 60 për qindëshi tjetër jeton jashtë kufijve të Shqipërisë. Një numër i madh jeton në Kosovë, jetojnë në Maqedoni, jetojnë në Mal të Zi, në Serbi, në diasporë”, tha Nishani, duke shtuar se debatet për “kombin shqiptar” janë kundërproduktive dhe se më shumë do të duhej që të debatohej për idetë dhe mundësitë për zhvillimin e të dyja shteteve. Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Serbia po tenton të shmangë dialogun me Kosovën dhe të intensifikojë marrëdhëniet me Tiranën zyrtare, në mënyrë që me këta të fundit të flasin për Kosovën. “Ka një platformë të Serbisë për ta shmangur nga axhenda e tyre negociatat me Kosovën dhe besoj që strategjia e tyre është e qartë, për t’u fokusuar në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe për të justifikuar se këto marrëdhënie përbëjnë marrëdhëniet e tyre me shqiptarët”, tha Nishani.
Kryesore
Continue to the category“Zbythet” mosbindja civile, deputetët e Berishës kërkojnë pazar të ri me...
Nga Bato Kosova
Pas dështimit spektakolar të dy akteve të vakta të mosbindjes civile të thirrur nga Berisha, protestat e të cilit u bojkotuan nga...