Nishani: Dikush t’i thotë idiotit Kryeministër që…

Nga Bujar NISHANI

Dikush t’i tregoi idiotit kryeministër që kërcënon se do të mbyllë mediat pasi na paska shpallur Gjëndjen e Jashtëzakonshme ! Qeveria nuk shpall dot Gjëndje të Jashtëzakonëshme ! Atë e shpall vetëm Parlamenti dhe duhet ta dekretojë Presidenti.

Shqipëria nuk është nën kërcënimin e rendit kushtetues dhe rrëzimit të rendit publik. Qeveria dhe ky kryeministër, më mediokri dhe më elifmatraku që ka patur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, mund të shpallë vetëm Gjëndjen e Emergjencës Civile prej Fatkeqësisë Natyrore.

Shqipëria është në emergjencë civile dhe ky kryeministër i paaftë deri në neveri, që nuk e ndal politikën as me fatkeqësinë e mijëra shqiptarëve, më parë se të mbyllë median të nxjerrë nga gërmadhat e vdekjes trupat e qytetarëve shqiptarë të cilët nuk i mbrojti dot nga rreziku i paralajmëruar. Por ne lodhemi kot, ky nuk e njeh turpin dhe as detyrën. Fatkeqësi e dyfishtë !

ram 1

termeti ne thumane

Termeti3

5 14

Artikulli paraprakRama kërcënon mediat pse raportojnë dëmet nga tërmeti: Do të ndërhyj forcërisht për t’i mbyllur…
Artikulli tjetërSërish tërmet i fortë me magnitudë 5.1 trondit Tiranën dhe Durrësin