Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-Presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si një tjetër shfaqje qesharake ngritjen nga ana e maxhorancës së Komisionit Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veri të vendit.
Nishani shkruan se, Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundë atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty.
Reagimi i plotë i Nishanit
Rilindsi, mbartësi i tezës së ndarjes së territoreve të Kosovës dhe dhuruesi i 12 (dymbëdhjetë) miljeve det arbëror, po ngre një fasadë tjetër për të fshehur tradhëtitë e rënda që nuk mund të fshihen.
Komisioni Parlamentar për hetimin e akuzave ndaj Shqipërisë për krime të supozuara në veriun e vendit është veçse shfaqja qesharake e rradhës prej tradhëtarit frikacak.
Qeveria e Rilindsit prej 8 (tetë) vitesh duhet të kishte ngritur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg kundë atij Raporti dhe kundër spekulantit Dick Marty.
Por Rilindsi ishte i zënë me akuzat dhe paditë kundër Kryeministrit të Kosovës dhe Gjeneralit të UÇK, Ramush Haradinajt dhe nuk kishte kohë të denonconte Dick Marty dhe shpifjet e tij.
Megjithatë “më mirë vonë se kurrë” thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Le ta bëjë tani, urgjent, menjëherë akuzën ndaj atij Raporti shpifjesh dhe vetë shpifësit.
Nuk ka nevojë për teatër qesharak në Parlamentin sharlatan monist të rilindsave.
Nëse është i zoti, nëse ka kurajo, nëse nuk është peng i qarqeve shoviniste serbe, të shkojë sa më parë në Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut kundë Raportit dhe vetë Dickut!
Të tjera janë bullshit!