Presidenti Bujar Nishani i ka nisur një letër kërkesë Kuvendit të Shqipërisë, në lidhje me bordin e Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar, institucion që nuk është parashikuar në ndryshimet e miratuara nga deputetët. Në këtë letër të nisur kreut të Kuvendit, Ilir Meta dhe krerëve të grupeve parlamentare, Presidenti Nishani kërkon informacion në lidhje me këtë zhvillim që nuk ishte i parashikuar. “Më detyron mua të parin si President i Republikës dhe të gjithë organet dhe strukturat e parashikuara në Kushtetutë, të zbatojnë në Kushtetutë, të zbatojë drejtpërsëdrejti Kushtetutën, gërmë për gërmë”, shkruan Presidenti Bujar Nishani në letrën e tij drejtuar Kuvendit. Në letrën e dërguar nga Vasili theksohet se, konsensusi i arritur në 21 korrik kishte të bënte me vëzhgues ndërkombëtarë, ekspertë të ligjit me jo më pak se 15 vite eksperiencë, ndërsa nuk ka qenë i parashikuar krijimi i një bordi të tillë menaxhues. Sipas Vasilit, fryma e Kushtetutës parashikon tërheqjen e ekspertizës ndërkombëtare më të mirë që do të monitorojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe jo përfshirjen politike të përfaqësuesve ndërkombëtarë, siç e quan ai krijimin e këtij bordi.