Nishani: Shumë aktorë të regjimit më barbar stalinist janë ende vendimarrës në politikë, drejtësi dhe…

Ish-Presidenti Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, ka ngritur një çështje themelore, që ende nuk ka marrë zgjidhje edhe pas gati 30 vjetësh pluralizëm. Nishani vëren:

“Sot, në Ditën Evropiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Komunizmit, në Shqipëri shumë aktorë të regjimit më barbar stalinist të Evropës Lindore janë ende vendimarrës në politikë, drejtësi, ekonomi, siguri, shoqëri!

Hetimi i krimeve të komunizmit mbetet ende i ndaluar. Rezolutat e Këshillit të Evropës për Shqipërinë, ende të pa zbatuara! Prona private ende e konfiskuar! Hetimi i atyre krimeve, – përfundon Nishani, – çështje e Sigurisë Kombëtare!”.

Artikulli paraprakPo ministrat dhe deputetët, Gjykata e Dibrës do ti gjykojë?
Artikulli tjetërTop Channel drejt falimentit, Blushi nuk dorëzon bilancet në QKR, prapa këtij skandali qëndron Rama