Presidenti Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, organizoi një pritje me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare që funksionojnë në Bruksel dhe rrethina si dhe me intelektualë e personalitete të tjera të botës së biznesit dhe të kulturës që janë pjesë e diasporës sonë në Belgjikë. Në fjalën e tij përshëndetëse, Presidenti Nishani i kushtoi vëmendje të veçantë orientimit perëndimor të kombit tonë në të gjitha kohët si dhe rëndësisë së zhvillimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar të diasporës sonë, e cila nuk është e paktë në numër anembanë botës. Gjatë takimit të përzemërt me bashkatdhetarët në Bruksel, Kreu i Shtetit theksoi mes të tjerash se: “Diaspora jonë është një vlerë e çmuar kombëtare, e cila ngaherë ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me fatet e kombit dhe të Atdheut. Pa kontributin e diasporës, zhvillimet dhe ndryshimet demokratike në Shqipëri, si dhe liria dhe pavarësia e Kosovës do të kishin qenë shumë më të vështira për t’u arritur”.
Kryesore
Continue to the category“Koalicioni Euroatlantik garon me lista të hapura”, deputeti Ademaj: Më 11...
Deputeti dhe kandidati i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Vlorës ka reaguar pas zyrtarizimit të listave të kandidatëve në KQZ, duke theksuar se më...