Nisin përplasjet Rama-Veliaj, kryeministri fut në kolaps Bashkinë e Tiranës!

Veliaj nuk pranon rikthimin e Anuela Ristanit në detyrë, Rama urdhër për shkrimin e besnikëve të kryebashkiakut

Edi Rama ka futur në kolaps Bashkinë e Tiranës. Edhe pse derdhi lot krokodili në ditët kur u arrestua Erion Velaij, në fakt e gjitha ka qenë lojë. Babloku ka ecur me plan shumë të detajuar.

Fillimisht e afroi Veliajn, pastaj i hapi derën e burgut. Më pas e përdori për të testuar opinionin publik mbi planin e “shkrirjes” së SPAK. Pasi e pa që nuk kishte mbështetje, e drodhi. Jo vetëm që Veliajn nuk e përmend më, por ju dha ultimatum të vetëve që të mos bëjnë më gafë të dalin dhe ta mbrojnë.

Ky mesazh që u shkoi anëtarëve të grupit parlamentar, ishte treguesi i parë se Ramës në fakt nuk i “dhembte barku” për Veliajn. Plani i tij ishte që të merrte nën kontroll Bashkinë e Tiranës.

Ditën që u arrestua Veliaj ai shkoi me vrap në Bashki duke mbajtur takime, takime të cilat vijuan për disa ditë, derisa Babloku vendosi në krye të institucionit të besuarën e tij, Anuela Ristanit.

Por Erion Veliaj e ka kuptuar lojën, edhe pse me pak vonesë. Pasi vendoi të heshtë pas arrestimit duke mos thënë asgjë për ata që i bënë “puçin”, Veliaj ka vendosur të veprojë me atë që i jep të drejtë ligji, firmën.

Nga qelia ai ka vendosur që kompetencat e tij t’i transferojë te Sara Goxhaj, shefja e tij e kabinetit. Në këtë mënyrë Veliaj ka shkarkuar të emëruarën e Edi Ramës.

Urdhri i Veliajt

Kjo duket se ka acaruar kryeministrin, i cili mbrëmë ka shkuar në Bashkinë e Tiranës. Aty ai ka bërë një mbledhje me drejtuesit më të lartë të Bashkisë. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe Anuela Ristani, Sara Goxhaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi.

Rama i kërkoi Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit që nga ai moment të jepnin dorëheqjen të dy.

Në vend të Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranës, Kryeministri Rama caktoi Jonida Halilin dhe si kryetare e komanduar e bashkisë do të vijonte Anuela Ristani. Po ashtu Rama ka urdhëruar policët e Bashkisë që të mos lejojnë të futen në godinë Sara Goxhajt dhe Alban Dokushi.

Por kjo e ka thelluar konfliktin, pasi janë krijuar dy klane në bashki, një grup që mbështet Veliajn dhe një Ramën. Për pasojë ata që janë me Ramën nuk lejojnë futjen në bashki të Sara Goxhajt dhe Alban Dokushit. Ndërsa grupi i Veliajt nuk lejon futjen e Anuela Ristanit dhe Halilit. Madje thuhet se pas kësaj, Rama ka urdhëruar shkarkime të shumta edhe në radhët e policëve të bashkisë, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të tij.

Por ky veprimi i tij ka futur në kolaps Bashkinë. Arsyeja është sepse ligji njeh vulë e firmë dhe jo fjalë. Që do të thotë se ligjërisht detyrën e kryetarit e ka Sara Goxha. Mësohet gjithashtu se Veliaj ka refuzuar një këkrkesë që i ka shkuar që t’i delegojë kompetencat te Anuel Ristani dhe t’ia heqë Goxhajt. Ristani nuk ka asnjë të drejtë ligjore të marrë vendime, të firmosë, tendera, etj. Prej 24 orësh, Bashkia është në kolaps dhe nuk merret asnjë vendim.

Babloku duket se tani po vuan pasojat. Mendoi se duke e arrestuar Veliajn para zgjedhjeve, do i bënte për vete punonjësit. Në fakt situata i doli prej duarsh dhe Veliaj po e kupton se arrestimi i tij ka qenë shumë më i thellë sesa duket. Nesit Angoni është dikush që vërtitet nëpër korridoret e PS.

Exit mobile version