Myqerem TAFAJ
Nivel mjeran profesional i diskutimit mbi bujqësinë në Komisionet parlamentare!
Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave ministri i Bujqèsisë dhe kryetari i Komisionit diskutojnë për bujqësinë, por jo për bujqësinë e Shqipërisë.
A mund të lidhen subvencionet vetëm me eksportet bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri, kur vendi importon rreth 500 milion USD ushqime nga jashtë? A mund të flitet për exportet, kur mbi 90 % e nevojave të industrisë së mishit plotësohen nga importi? A mund ti thonë këta sa përqind e nevojave të tregut të brendshëm për konsum dhe për përpunim për cdo produkt plotësohet me prodhim vendas?
Ky është mashtrim i publikut për të legjitimuar shpërndarjen e fondeve në shumë pak duar, të quajtur edhe grumbullues gjoja produktesh, por në realitet janë edhe grumbulluesh votash!