Nga Vjosa OSMANI
Ky 28 nëntor na gjen mes dhimbjes për jetët e humbura në Shqipëri dhe të krenarisë për solidaritetin e treguar të njerëzve tanë për t’i dalë në krahë të gjithë atyre që u prekën nga kjo tragjedi e tmerrshme.
Lutemi çdo ditë për shpirtin e atyre që humbën jetën, për familjet e tyre, për të lënduarit dhe për të gjithë shqiptarët që përjetuan tmerrin e termetit.
Kosova, si çdoherë, ndanë edhe momentet e dhimbjes e edhe ato të gëzimit me Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Kjo po dëshmohet në këto ditë të solidaritetit të jashtëzakonshëm ku fuqia shpirtërore e shqiptarëve për t’i qëndruar pranë njëri tjetrit u shndërrua në forcë për rimëkëmbje.
Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë.