Një angleze në protestë: Forca studentë! Edhe ju duhet të keni të njëjtin shans për arsimim si e kam pasur unë

Një zonjë e re angleze, me çantat e mbushura plot me ushqime, ka shkuar sot tek studentët protestues në sheshin përpara Kryeministrisë për të mbështetur kauzën e tyre.
Zonja kishte një arsye të fortë: ajo kishte vendosur të jetonte në Shqipëri dhe të rriste këtu, fëmijët e saj dhe kjo ishte arsyeja e fortë që atë e kishte nxitur t’i jepte kurajo të rinjve në këtë ditë të ftohtë dhe me shi, e 11-ta ditë e protestës.
Studentët e kanë pritur me ngrohtësi dhe e kanë ngjitur në podiuminn e tyre, me qëllim që ajo të shpërndante mesazhin e saj.
“Përshëndetje! – tha zonja në megafon. – Unë nuk jam studente dhe nuk jam shqiptare, por dëshiroj t’ju mbështes juve. Për disa arsye; së pari, si qytetare që po kaloj jetën në këtë vend, unë dëshiroj që edhe njerëzit që jetojnë këtu të kenë të njëjtin shans për arsimim sikurse kam pasur unë. Dhe u lutem gjithë drejtuesve të këtij vendi të bëjnë çmos për këtë.
Së dyti, nëse unë do të kem fëmijë, ata do të arsimohen këtu dhe unë dua që ata të kenë të gjitha të drejtat për t’u arsimuar. Kështu, unë ju mbështes juve dhe dëshiroj t’ju mbështesë dhe komuniteti ndërkombëtar. Kështu që vazhdoni dhe mos e lejoni politikën t’ju ndalojë. /ar.sh/SYRI.NET

2 8

 

Exit mobile version