“Një apartament te pronat e Malltezit është blerë nga Safet Gjici”- Gazetarja zbardh detaje nga dosja e Berishës: SPAK thotë se ish-kryeministri ka përfituar nga pasuritë e…

Gazetarja Glidona Daci ka zbardhur detaje në lidhje me dosjen e SPAK në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili më 11 shtator u mor i pandehur në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

 

Daci shprehet se në dosjen prej 500 faqesh thuhet se një apartament nga pronat e Jamarbër Malltezit, është blerë nga ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, i cili ndodhet në qeli pas publikimit të videoskandalit seksual në zyrën e tij me Alma Kaçin.

Në studion e emisionit Open, gazetarja gjithashtu tha se në dosje, SPAK thotë se ish-kryeministri ka përfituar pasuri nga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

“SPAK pretendon se z Berisha ka bërë ndryshime në ligj që të favorizojë dhëndrin e tij. Kemi pasur ndryshimin e destinacionit të pronës nga pronë sportive në pronë private. Shohim shkresa e dokumentacione, ku ministrat e Berishës janë përfshirë në një farë mënyre, që procedurat të përshpejtohen. SPAK thotë se Jamarbër Malltezi, Begeja dhe Fatmir Bektashi ishin të bindur se do të bëheshin ndryshime në ligj në favor të tij. SPAK thotë se Berisha ka pasur përfitime nëpërmjet dhëndrit dhe vajzës së tij. Një nga apartamentet te pronat e  Malltezit është blerë dhe nga Safet Gjici, kjo është lidhje rastësore.

SPAK ka një dosje të plotë prej 500 faqesh. SPAK thotë se z Berisha ka përfituar nga pasuritë e dhëndrit. Dhëndri është pasuruar, por se nga kjo ka përfituar Berisha. Prokuroria pretendon se Berisha ka përfituar nga Malltezi. Gjatë fushatës më 2013, kompania që drejtohet nga Fatmir Bektashi ka paguar për një këngëtar në fushatë”, tha Daci.

Artikulli paraprakPlanifikoi atentatin ndaj ish-Presidentit, autori qëndroi 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të Donald Trump! Çfarë u zbulua nga të dhënat telefonike
Artikulli tjetërDekonspirimi i operacionit për Çopjat, SPAK sekuestron telefonin e drejtuesit të Policisë Elbasan