Një axhendë post-referendum për Britaninë

Chris Patten

Fundi i fushatës së mjeruar për ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar jashtë Bashkimit Europian përkundër këshillës së miqve tanë kudo në botë është më pak se një muaj larg.
Ata që duan të dalin, mohojnë të gjitha provat e dëmit ekonomik që Britania do t’i bënte vetes duke u larguar. Kjo shpërfillje e arsyes dhe faktit, i ngjan asaj të Donald Trump, yllit të programeve televizive dhe kandidatit republikan për president, stili politik i të cilit duket se ka kaluar Atlantikun me një biletë të lirë.
Nëse votuesit zgjedhin të largohen nga BE, rezultati është i paparashikueshëm; Britania do të hedhë një hap në errësirë. Fatmirësisht, janë shtuar indiciet që parashikojnë se votuesit do të zgjedhin të qëndrojnë. Por edhe nëse prevalon mendja e shëndoshë, pasojat e atyre që kanë dashur të dalin – një kombinim toksik i ambicieve maniake (nga ana e ish-kryebashkiakut të Londrës Boris Johnson në veçanti), iluzioni dhe gënjeshtrat – do të jehojnë gjatë pas lajmërimit të rezultatit.
Kryeministrit David Cameron do të përballet me detyrën e pashmangshme të përpiqet të bashkojë sërish Partinë e tij Konservatore. Ai do të duhet të balancojë shpirtmadhësinë me imponimet e lidershipëve. Një gjë që nuk funksionon kurrë është të paguash Danegeld (taksë e vjetër angleze) për të tradhtuar anëtarët e parlamentit; jepi atyre një kulaç dhe ata do të kthehen thuajse menjëherë për një tjetër. Çfarë ka më tepër rëndësi në të ardhmen e Cameron është nëse ai mund të bindë humbësit të pranojnë vendimin e votuesve, në vend që të fillojnë sajimin e një tjetër kauze.
Do të ishte e kuptueshme nëse Cameron do të vendoste se Europa është gjëja e fundit me të cilën ai do të kalojë kohën këtë verë. Por, për hir të vendit të tij, dhe të Europës, Cameron duhet të kryesojë përpjekjet për të krijuar një politikë të besueshme në përballimin e migracionit në masë. Ky nuk është vetëm një problem afatgjatë, i nxitur nga konfliktet në Siri dhe Afganistan; është një sfidë që Europa do ta hasë për dekada.
Gjatë shekullit 19, teksa popullata europiane u rrit nga një e pesta në një të katërtën e popullatës totale në botë, miliona persona u larguan nga vendet e tyre për kontinente të tjera. Nga viti 1815 në 1932, rreth 60 milionë europianë emigruan. Në fillim të Luftës së Parë Botërore, thuajse dy nga çdo pesë persona në botë kishin prejardhje europiane.
Sot, balanca është përmbysur plotësisht. Popullata e Europës ka rënë nën 10 për qind të asaj globale dhe ka rënë edhe më tej teksa popullata të tjera merrnin vrull gjetkë.
Gjatë 40 viteve të fundit, për shembull, popullata e Egjiptit u rrit nga 39 milionë në 93 milionë. Gjatë një periudhe të ngjashme, popullata e Etiopisë u trefishua në 101 milionë. Nigeria tani shtëpi e më shumë se 186 milionë njerëzve, ka ndjekur një trajektore të ngjashme; është popullata që parashikohet të shkojë në gjysmë miliardi në 2050. Gjatë gjysmës së parë të shekullit 21, popullata e Afrikës si një e tërë pritet të rritet nga një miliard në 2.5 miliardë.
Shtetet e dështuara, siç kemi mësuar, eksportojnë problemet – dhe njerëzit e tyre. Vendet më të varfëra në botë po përjetojnë rritjen më të shpejtë të popullatës. Ata kanë popullatat më të reja dhe shpesh janë mes vendeve që kanë më tepër gjasa të përjetojnë rrëzim të qeverisë.
Vala e njerëzve emigrues si rezultat do t’i vërë vendet e zhvilluara nën presion ekstrem – askund më tepër se në Europë. Ngritja e më tepër telave me gjemba nuk do t’i afrohet një zgjidhjeje më të saktë. Mesdheu është bërë në mënyrë tragjike në varrezë për disa, por një barrierë vetëm për më pak të tjerë. As vendet ishullore si Mbretëria e Bashkuar nuk mund të përmbushin sfidat e tyre të emigracionit të vetme.
Ajo që na duhet është një program afatgjatë i diskutuar dhe i dakordësuar nga fqinjët tanë dhe Shtetet e Bashkuara. Duhet të koordinojmë politikat tona të huaja, sigurinë dhe zhvillimin në mënyrë që të parandalojmë masën emigruese të pakontrollueshme dhe të pamenaxhueshme – një fenomen që do të çojë në shumë vdekje emigrantësh dhe në shtim të ksenofobisë në vendet ku ata mbërrijnë.
Duhet të biem dakord mbi mënyrën se si veprojmë me shtetet e dështuara dhe t’i ngremë ato sërish në këmbë. Duhet të përdorim ndihmën tonë të zhvilluar strategjikisht për të ndihmuar vendet më të varfëra të ngrihen dhe t’i japin shtetasve të tyre një arsye për të qëndruar në atdhe. Gjithashtu duhet të bëjmë politika më agresive kundër trafikimit njerëzor, mbështetur nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB aty ku nevojitet. Dhe duhet të çojmë më tepër burime detare në Mesdhe dhe të kalojmë më tepër kohë me sigurinë kufitare të Europës.
Një përpjekje e tillë do të ishte në interes të të gjithëve, ashtu si në favor të Afrikës së varfër dhe Azisë Perëndimore. Teksa Cameron vëzhgon përçarjen politike që do të ndodhë në fund të qershorit, marrja e përgjegjësisë për një përpjekje të tillë – nën udhëheqjen e një vendi që është pjesë integruese e BE-së do të jetë edhe në të mirë të atij vetë të veprojë.

Exit mobile version