“Bilalgate” nuk është një cështje e mbyllur për drejtësinë amerikane. Gazetari Robert Higdon, Jr. shkruante dje për një nga portalet më prestigjioze të avokatisë amerikane se Departamenti i Drejtëisë do të shqyrtojë më imtësi kalimin e 80 mijë dollarëve nga Rama tek Bilali. “Më SHBA sinjalizohet sërish se Departamenti i Drejtësisë do të rishqyrtojë me kujdes burimin e kalimit të fondeve në fushatë nga burime të huaja”, shkruan Higdon, i cili kujton se kjo cëhstje po heton tani edhe në Shqipëri ku Prokuroria do të japë një vendim nëse ka shkelje të ligjeve nga ana e Ramës.
Robert Higdon, Jr.
Shumica e mediave në SHBA anashkaluan një fletë informacioni të plotësuar në Distriktin e Gjykatës së Nju Xhersit më 29 qershor. Ky informacion akuzonte Bilal Shehun, një emigrant shqiptar, për financimin e jashtëligjshëm prej 80 mijë dollarësh nga një burim i huaj për fushatën e Presidentit të SHBA në zgjedhjet federale të 2012.
Një njoftim për shtyp i shpërndarë nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, në kohën e shpalljes së Bilal Shehut fajtor, ku Shehu pranoi marrjen e fondeve nga një llogari bankare e huaj, e më pas ai kishte kanalizuar paratë për fushatën presidenciale, sikur ai ishte dhuruesi duke fshehur kështu origjinën e vërtetë të fondeve dhe kështu një shtetas i huaj mund të merrte pjesë në një takim fushate më 8 tetor 2012 në San Francisko. Departamenti nuk identifikon ndonjë veçanti në fushatën elektorale e as nuk identifikon shtetasin e huaj që u përpoq të fitonte hyrjen e tij në takimin e fushatës. Por, njoftimi për shtyp tregon se “të huajit iu mohua hyrja në takimin elektoral, por iu lejua një foto me Presidentin”. Njoftimi për shtyp vëren se fushata presidenciale nuk është akuzuar për ndonjë shkelje.
Kjo çështje u shfaq gjerësisht në shtyp gjatë 2013 kur kongresmeni i Kalifornisë, Dana Rohrabacher, kryetar i nënkomitetit për Marrëdhëniet me Europën dhe Euroazinë i shkruajti Departamentit të Drejtësisë dhe kërkoi hetimin e zotit Shehu për kontributin e dhënë në fushatën e Obamës, ku në atë letër implikonte Edi Ramën, atëherë kandidat për postin e Kryeministrit të Shqipërisë, i cili fuqimisht promovoi foton e tij me Obamën me shpresën se do ta ndihmonte të fitonte zgjedhjet e 23 qershorit. Zoti Rama i fitoi ato zgjedhje dhe aktualisht është Kryeministrër i Shqipërisë.
Financimi i çdo fushate elektorale në SHBA i çfarëdolloj niveli nga shtetas të huaj është i ndaluar nga ligji federal. Neni 52, i Kodit të SHBA, seksioni 30121 (a). Një “shtetas i huaj” përfshin qeverinë e një shteti të huaj, partie politike të huaj, e një kompanie që zhvillon biznes jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse ky biznes nuk organizohet nën ligjet amerikane dhe vendi i tij i principalit është SHBA, një person i cili është prezent jashtë SHBA.
Në përgjithësi, ndjekjet penale bazohen në kontributet e dhëna në fushata nga shtetas të huaj që janë përfshirë në të tilla situata, ku shtetasi i huaj synon të influencojë zgjedhjet amerikane për qëllimet e tij/saj personale ose për të fituar si subjekt i huaj. Zakonisht, shtetasi i huaj kërkon trajtim apo favorizim nën ligjet amerikane ose përmes influencës brenda qarqeve politike në SHBA. Ky rast, gjithsesi, përfshin një hap të një shtetasi të huaj për të influencuar çështje dhe vendime brenda vendit të tij duke demonstruar lidhje me qeverinë amerikane dhe /ose me një lider politik të SHBA.
Ndërsa raporti i zotit Shehu gjeneroi vëmendje në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Shqipëri nxiti shumë debate. Prokurorët janë duke shqyrtuar nëse çështja në fjalë ka dhunuar apo jo ligjet shqiptare.
Kështu në SHBA sinjalizohet sërish se Departamenti i Drejtësisë do të rishqyrtojë me kujdes burimin e kalimit të fondeve në fushatë nga burime të huaja.