“Një CR7 që s’e kishim parë në 9 vite: këto gjëra nuk i ka bërë kurrë te Real”

Manchester United fitoi ndaj Juventusit dhe Jose Mourinho zuri faqet e para të gazetave sportive.
Megjithatë, nuk duhet harruar që ajo ndeshje kishte një tjetër protagonist: Cristiano Ronaldo. Ylli portugez shënoi një gol fantastik, kundër ish-ekipit të tij dhe deri më tani ka konfirmuar se pavarësisht moshës, vijon të mbetet “ndër më të mirët” në botë. Performanca e CR7 në “Allianz “ ka marrë vlerësime pozitive nga kritikët, një prej të cilëve është edhe Cascarino. Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Marseille, tani opinionist i “Time”, tregon se ka mbetur i befasuar nga ajo çfarë pa në fushë nga 31-vjeçari.
“Isha shumë i befasuar nga Cristiano Ronaldo kur pashë se si po ndiqte kundërshtarët e tij në fushë. M’u duk sikur ishte 21-vjeç, mendoj se nuk e kam parë atë të japë në fushë kaq shumë te Real Madrid. Atje, kur humbiste topin, ndalonte ndërsa në ndeshjen përballë United vraponte pas kundërshtarëve. Surprizë? Për ata që nuk kanë parë Seria A, ndoshta po. Por edhe në ndeshjet e Champions League, portugezi gjithmonë ka treguar se ai e di se si ta bëjë veten të vlefshëm për shokët e tij”, u shpreh Cascarino.
Për 56-vjeçarin, i gjithë ky ndryshim i Ronaldos është meritë e Juventus.
“Mendoj se këtu është puna e madhe e Juventus dhe natyrisht angazhimi i vazhdueshëm dhe i dëshpëruar i Ronaldos reflekton dëshirën e tij për të fituar Ligën e Kampionëve me tre skuadra, diçka që pak e kanë bërë“, përfundoi ish-sulmues i Chelsea.

Artikulli paraprakVasili: Rama përsëri kundër SHBA, nuk shqetësohet asfare për krimin e organizuar
Artikulli tjetërLleshi në vetëm 3 ditë punë, 3 lëvizje të bujshme, pas urdhërit të dytë ka dhënë një sqarim! Po ditën e pestë?