Një i dënuar arratiset nga burgu i Drenovës

Një i dënuar për vjedhje është arratisur nga burgu i Drenovës. Lajmi është bërë i ditur nga burimet policore. Sipas tyre, Denis Radici i dënuar për vjedhur kishte marrë një leje shpërblyese. Por pasi e ka mbaruar lejen, ai ka vendosur të largohet dhe të mos kthehet më në qelitë e burgut të Drenovës ku po vuante dënimin. Nga të dhënat, mësohet se Radici ishte arrestuar në vitin 2013 për vjedhjen e një banese.

Artikulli paraprakVdekja e turistes ruse në det, 45 ditë burg skafistit
Artikulli tjetërAksidente në Tiranë e Durrës, një i vdekur dhe 3 të plagosur