Një ditë para vendimit të Negociatave, Rama ekspozitë me skica në një kanton të Austrisë

Vetëm një ditë para vendimit të BE për Negociatat me Shqipërinë, Rama do të ketë një angazhim tjetër, atë të hapjes së një tjetër ekspozite në një kanton të Austrisë. Pas një pushimi disa mujor, Kryeministri Rama do të hapë një tjetër ekspozitë me skicat e tij. Më 27 qershor, ekspozita “Shënime fantastike nga Kryeministri i Shqipërisë” do të hapet tek galeria “Landesgalerie”, në Burgenland, një kanton i Austrisë.
Hapja e ekspozitës vjen pas një vizite zyrtare në Austri dhe ngjason me modelin e ekspozitave private të hapura më parë, pikërisht pas vizitave zyrtare të Kryeministrit. Për shembull, në prill të vitit 2015, Rama hapi një ekspozitëtë titulluar “Kalendari i Luleve” në Galerinë Michael Schultz, teksa ndodhej në Gjermani për të takuar Kryeministrin e Baden-Ëürttemburgut dhe për të vizituar Muzeun e Mercedes Benz; dhe në nëntor të vitit 2015, Rama hapi ekspozitën e tij “Gonxhe Kalendari” në Akademinë Jao Tsung-I, gjatë një vizite zyrtare në Hong Kong për të takuar Guvernatorin Leung Chun-Ying dhe për të marrë pjesë në Forumin e Tregtisë dhe Investimeve Hong Kong-Shqipëri.
Ekspozita e Burgenlandit është kuruar nga Fate Velaj, ish-këshilltar i diplomacisë kulturore dhe Rilindjes Europiane i Kryeministrit Rama, dhe aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Fate Velaj ka deklaruar zyrtarisht se: “Ne nuk duhet të harrojmë se Rama është një artist dhe në thellësinë e ndërgjegjes së tij ai dëshiron të mbetet ahtu dhe të zgjidhë betejat … në mënyrën më artistike të mundshme”.
Është e paqartë se çfarë betejash do të zgjidhë Kryeministri Rama me ekspozitën e tij të ardhshme, e cila ndoshta është në shkelje flagrante e Ligjit mbi Arkivat, i cili parashikon ruajtjen e dokumenteve zyrtare në Arkivat Kombëtare të Shqipërisë.

Exit mobile version