Një dosje e rëndë pritet të publikohet për Sandër Lleshin?

Arben SHAHINI

Megjithëse as Presidenti dhe kreu i qeverisë nuk kanë shpalosur debatin për mos dekretimin e Sandrë Lleshit si ministër i Brendshëm, buruimet thonë se palët mund të shkëmbejnë replika të forta politike në ditët e ardhshme. Kjo do të varet në rradhë të parë nga reagimi i kreut të qeverisë, i cili pasi dihet se komandohet nga krimi i organizuar, nuk dihet se si mund të jenë zënë në çark nga ajo që përfaqëson Sandër Lleshi.
Të vetmin prononcim public në lidhje me kanidaturën e tij e ka dhënë ish-Presidenti Nishani, i cili është shprehur se kemi të bëjmë me një ekstremist politik në rastin e Sandër Lleshit. Më tej Presidenti Meta ka deklaruar se nuk ka krijuar bindjen e plotë për ta dekretuar si ministër të Brendshëm, ndërsa më parë kishte deklaruar se skush nuk do ta detyronte që të dekretonte LLeshin për ministër.
Rama nuk ka bërë deklarëtë publike, por ai ka urdhëruar zarat e tij në media që të nisin sulmin ndaj Presidentit duke arritur me paralajmërime qesharake si ai i të keqpërdorurit, Baze, i cili kërkoi burg për Metën. Duket se lufta e ftohtë mes Presidentit dhe kreut të qeverisë mund të jetë tepër e nxehtë në ditët e ardhshme. Do të jetë pikërisht ky moment ku palët mund të nxjerrin atë që fshehin në lidhje me këtë kandidat për ministër.
Po çfarë mund të bëhet publike?

Kjo mbetet për tu parë vetëm se ajo që dihet deri tani është se Sandër Lleshi nuk është një figurë e përshtatshme për kreun e ministrisë së Brendshme. Burimet thonë se ashtu si për çdo individ në sferat e larta të politikës që ka një dosje të arkivuar positive apo negative, edhe në rastin e Lleshit bëhet fjalë për një dosje të tillë. Burimet thonë se kemi të bëjmë me një dosje jo të lehtë, por të rëndë dhe që lidhet me të shkuarën e Sandër Lleshit dhe shërbimet e dyshimta të tij.
Pas takimit të së dielës mes Presidentit Meta dhe kreut të qeverisë deklaratat publike kanë qenë tepër të rezervuara. Loja po luhet në prapaskenë ku deri tani janë përfshirë shumë aktorë dhe faktorë.
Ish-Kryeministri Berisha, një njohës i mirrë i rrethanave të tilla ka publikuar një status të shkurtër në facebook për të kuptuar përmes rreshtave atë që ka ndodhur në Presidencë.
“Kallam Dështaku në Presidencë! Shkoi si trimosh me bisht nën shalë.Qendroi aty dy orë.Aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…! Siçiliste, ju rroftë timonieri, shahisti i madh Kallam Deshtaku!”, shkruan Berisha.
Në statusin e ish-Kryeministrit fjalia e dytë që ai ka shkruar lidhet me gjendjen e ndryshuar të Ramës në Presidencë, “aty jo që harroi Sandrin por doli si pentito, shqip si i dhj…!”, shkruan Berisha.
Po çfarë ti ketë treguar Presidenti, Ramës që ta ketë bërë atë që të kthehet në një “pentito” ?. Kjo është pyetja që mund të marrë përgjigje në orët në vazhdim.
Presidenti më parë kishte rezervuar të drejtën për të folur publikisht për vendimin e tij dhe këtë pritet që ta sqarojë në ditët e ardhshme, duke nisur ndoshta që nga nesër.

Artikulli paraprakJa dëmet që i shkaktoni fëmijëve duke i dhënë një telefon celular në dorë
Artikulli tjetërEfektet anësore të antibiotikëve që mjekët nuk i tregojnë