David Alaba ka një kontratë deri më 2021 me Bayern Munich. Në një apo dy vitet e fundit pritet që gjermanët të mundohen të bindin austriakun të rinovojë me çdo kusht kontratën. Ai konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm për klubin rekordmen gjerman. Por 25-vjeçari nuk e sheh të pamundur një largim nga Bavaria. “Mund të zgjedh një rrugë tjetër për të provuar një sfidë të re, nuk do të ishte jashtë imagjinatës”, është shprehur kapiteni i Austrisë për gazetën “Kurier”. Mbrojtësi i majtë gjithashtu shprehet se ndihet shumë mirë në Munich. “Është një vendim që ka kohë për t’u marrë”, tha Alaba.
Kryesore
Continue to the categoryBasha uron CDU-në për fitoren në Gjermani: Mbështetje e madhe për...
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përgëzuar CDU-në për fitoren në zgjedhjet në Gjermani, duke e cilësuar atë si një hap të...