Një e vdekur dhe katër të plagosur në tre aksidente

Një e vdekur dhe katër të plagosur. Ky është bilanci i orës së fundit, 18:00-19:00, nga aksidentet rrugore.

I pari për të cilin u raportua në media, ishte aksidenti pranë mbikalimit të Shkozetit, ku një grua e cila ishte këmbësore u përplas për vdekje nga një automjet i tonazhit të rëndë.

Trupi i viktimës ka qëndruar në rrugë për një kohë të gjatë, policia u paraqit vonë në vendngjarje. Identiteti i 45-vjeçares ende nuk bëhet me dije.

***
Aksidenti i radhës u shënua në Vlorë, në zonën e Skelës, ku dy persona të cilët udhëtonin me motor u përplasën me një automjet dhe mbetën pa ndjenja. Identitetet e tyre ende nuk bëhen me dije. Raportohet se një automjet i ka ndërprerë rrugën motorit. Policia bën me dije se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme hetimore.

***
Ka akoma! Aksidenti tjetër u shënua në Durrës, në rrugë “Vëllazëria”. Një automjet tip “Chevrolet” ka devijuar në rrugë dhe është anuar duke u përplasur me pemën.

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë. Në gjendje kritike ato janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore.

Artikulli paraprakBerisha publikon mesazhin e qytetarit: Një deputet i rëndësishëm i PS më premtoi, mos fol po të arrestuan 24 orë dhe…
Artikulli tjetërBardhi: Karriera politike e Edi Ramës i ka themelet tek krimi, në 2010 ankimoi në Kushtetuese ligjin Anti-mafia