Një epokë e re, një lidership i ri

Fred H. Hutchison

Pak kohë pasi kalimit të orës 12 të 20 janarit 2017, Donald J. Trump do të vendosë dorën e tij mbi një Bibël historike, përpara Presidentit të Gjykatës Supreme amerikane, John G. Roberts Jr., dhe do të betohet si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara. Në këtë moment është ende e pamundur të përcaktohen të gjitha implikimet e një presidence Trump, ama është e mundur të formulohen hipoteza lidhur me qasjen e Presidentit të sapozgjedhur dhe e Kongresit të ardhshëm karshi çështjeve energjetike dhe klimaterike. Qeveria federale e Shteteve të Bashkuara përbëhet nga 3 degë “të ndara, por të barabarta”, çdonjëra prej të cilave është prekur thellësisht nga zgjedhjet e 2016.

– Dega ekzekutive. Presidenti i sapozgjedhur Trump nuk ka fituar vetëm të drejtën për të jetuar në Shtëpinë e Bardhë dhe të drejtojë “kompaninë” më të madhe të botës nga Salla Ovale, por edhe autoritetin për të punësuar/pushuar 4000 burra e gra të aftë që të vënë në zbatim prioritetet e tij të politikës së brendshme e të jashtme. Megjithëse do të nevojiten muaj për të rekruar, shqyrtuar dhe për 1270 postet më të rëndësishme, të merret konfirmimi i Senatit, ”Team Trump” mund të nisë të konceptojë politikën energjetike amerikane më përpara përfundimit të paradës së Inaugural Day. Në majë të axhendës të qeverisë së re është “ridimensionimi” i shumë prej normave në fushën energjetike dhe klimaterike që administrata Obama ka miratuar në 8 vitet e fundit.

– Dega legjislative. Përveçse ka fituar Shtëpinë e Bardhë, Partia Republikane ka ruajtur shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, pavarësisht se distanca në Senat është reduktuar në 4 vende (nga 54/46 në 52/48) dhe shumica në Dhomën e Përfaqësuesve është reduktuar me 7 vende (me raportin republikanë/demokratë që ka kaluar nga 246/186 në 241/194). Një syri të papërvojë mund t’i duket se tani republikanët kanë në dorë një “çek të bardhë” (me kontrollin e Dhomës, të Senatit dhe Presidencën), por realiteti i fakteve është goxha ndryshe. Senati operon mbi bazën e rregullave historike të “obstruksionizmit”, kështu që është i nevojshëm një diferencë prej 60 votash për të mbyllur një debat, miratuar një legjislacion dhe konfirmuar emërimet për Gjykatën Supreme (Dhoma nuk ka rregulla të kësaj natyre).

– Dega gjyqësore. Presidenti ka autoritetin ekskluziv mbi zgjedhjen e gjykatësve për magjistraturën federale (gjykata distriktesh, gjykata apeli dhe gjykata supreme mbi të gjitha), por emërime të tilla duhet t’i nënshtrohen miratimit të Senatit, i cili duhet të japë “mendimin dhe konsensusin” e tij  (me pak fjalë, një “konfirmim”). Gjatë Kongresit të 113-të (2013–2014), mazhoranca demokrate, e drejtuar nga senatori Harry Reid (Nevada), i ka modifikuar rregullat e Senatit me qëllim që për ratifikimin e emërimeve në gjirin e Gjykatës Supreme të ishte e mjaftueshme një mazhorancë e thjeshtë (51 senatorë). Edhe në Kongresin e 114-të (2015–2016) mazhoranca republikane, e drejtuar nga senatori Mitch McConnell (Kentucky), e ka ruajtur këtë normë. Kjo do të thotë se për konfirmimin e kandidatëve për gjykatat e distrikteve dhe të apelit federale të Presidentit Trump do të mjaftojnë vetëm 51 vota (Senati përbëhet nga 100 anëtarë dhe në rast barazimi, mbizotëron vota e zëvendëspresidentit të tij). Në të kundërt, gjykatësit e Gjykatës Supreme do të mbesin subjekt i pragut të 60 votave, përjashto faktin që një normë e tillë të mos modifikohet në fillim të 2017 nga republikanët në Senat. Me vendin vakant aktual në Gjykatën Supreme, posti në lojë është shumë i lartë. Pas vdekjes së gjykatësit konservator Antonin Scalia në shkurt, sot Gjykata Supreme përbëhet nga 4 gjykatës “liberalë”, 3 gjykatës “konservatorë”, plus gjykatësin Anthony M. Kennedy, i konsideruar si “gjilpëra e peshores”. Parashikohet se emërimi i zëvendësuesit për Scalia nga ana e Presidentit të sapozgjedhur do të bjerë mbi një konservator, në mënyrë që të rivendoset në gjykatë ai ekuilibër që e ka karakterizuar për shumë vite, domethënë një gjykatë thellësisht e përçarë në brendësinë e saj, që tenton nga e djathta dhe me votën vendimtare në duart e gjykatësit Kennedy. Megjithatë, në 4/8 vitet e administratës Trump, Presidenti mund të vendosë që të zëvendësojë 3 gjykatës të tjerë mjaft të shtyrë në moshë (gjykatësja Ruth Bader Ginsberg është 80 vjeç dhe gjykatësit Stephen G. Breyer dhe Kennedy që janë të dy 78-vjeçarë), duke krijuar kështu një gjykatë “konservatore” që do të zgjasë për 20 vite të tjera. Implikimet e kësaj mundësie, në profilin energjetik dhe klimaterik do të ishin, të thuash pak, të thella, pasi është Gjykata Supreme ajo që do të ketë fjalën e fundit mbi “kushtetutshmërinë” e çdo vendimi të degës ekzekutive dhe/ose legjislative.

Mundësi potenciale
Ekzistojnë në fakt veprime të ndryshme (jo vetëm legjislative) që administrata Trump dhe një Kongres me mazhorancë republikane mund të përfundojnë me sukses për të mbështetur sektorin e sapolindur amerikan të eksporteve energjetike.
Eksportuesit amerikanë të GNL-së duhet të sigurojnë miratimin e dy agjencive federale përpara se të mund të eksportojnë gaz natyror. Në thelb, procesi aktual i rregullimit, siç vlerësohet nga Departamenti amerikan i Energjisë (DOE) më 2014, parashikon se dy rishikimet duhet të kompletohen në mënyrë sekuenciale: DOE-ja nxjerr autorizimin përfundimtar (për eksportimin e molekulave të gazit) vetëm pas nxjerrjes së “urdhrit” përfundimtar për të proceduar dhe zgjidhjen e “rekurseve” eventuale nga ana e agjencisë kompetente lidhur me vendin e strukturës së GNL-së (në përgjithësi Federal Energy Regulatory Commission, FERC). Disa projektligje në shqyrtim nga Kongresi do ta përshpejtonin një proces të tillë (midis 5 dhe 11 muajve), duke i kërkuar DOE-së që ta marrë një vendim përfundimtar mbi eksportimin e “molekulave” brenda disa javësh nga lëshimi i dokumentacionit mjedisor përfundimtar lidhur me vetë projektin nga ana e FERC-it. Duke pasur parasysh qasjen bipartiake tashmë të arritur, Kongresi i 114-të mund ta adoptonte një kërkesë të tillë më 2016, por në rast të kundërt apo në rast se Presidenti Obama refuzon ta firmosë një modifikim të tillë të normativës, administrata Trump mund të veprojë njëanshmërisht më 2017 (kjo është e mundur përderisa kuadri aktual normativ i DOE-së është krijuar nga dega ekzekutive, pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të Kongresit).

– Autorizime lidhur me infrastrukturat energjetike. Një problematikë e konsiderueshme, por me shtrirje patjetër më të gjerë, që ka të bëjë me fushatën në rritje të grupeve ambientaliste amerikane për ngadalësimin, me çdo mjet të mundshëm, të projekteve kryesore e infrastrukturave të naftës dhe gazit, me qëllim që t’i mbajë “nën dhe” lëndët djegëse me bazë fosile. Natyrisht që projektet e eksportimit të GNL-së përfaqësojnë objektivat kryesorë, por mbështetësit e “le t’i mbajmë nën dhe” po impenjohen edhe për të ngadalësuar apo ndërprerë projektet për naftësjellësit ndërshtetërorë dhe projektet e tjera midstream, edhe ato nën juridiksionin e FERC-it. Një kundërshtim i tillë është rritur aq shumë saqë shpesh mbledhjet e FERC-it nuk janë më të hapura për publikun për shkak të rrëmujave dhe komisarët e FERC-it kanë gjetur kontestues deri përpara shtëpive të tyre. Nuk ka pikë dyshimi, kush është në favor të zhvillimit të vrullshëm të një infrastrukture të re energjetike në Shtetet e Bashkuara do ta mbështeste punën e administratës Trump dhe të anëtarëve simpatizues të Kongresit për mbrojtjen dhe përmirësimin e problemit të rishikimit të infrastrukturave të FERC-it. Ka të ngjarë që objektivi kryesor do të jetë ai i sigurimit që agjencia të disponojë një panel komplet komisarësh dhe resursesh ekonomike e humane të mjaftueshme për t’i përmbushur objektivat e veta themelore në kuadër të infrastrukturave energjetike.

– Mbrojtje të kreditit. Eksportuesit aktualë dhe potencialë amerikanë të GNL-së kanë punuar rëndshëm për të siguruar autorizimet e FERC-it dhe të DOE-së, por kohët e fundit është shfaqur edhe një problem tjetër. Për rreth 2 vjet nuk ka pasur asnjë marrëveshje afatgjatë shitblerjeje të GNL-së që të kishte të bënte me projektet amerikane dhe kjo situatë ka rezultuar veçanërisht problematike për kompanitë që kanë nevojë për smobilizzo pro soluto (jashtë bilanci) që të shtyjnë përpara projektet e tyre. Megjithatë, “tregu në duart e blerësve” aktualë nuk do të zgjasë përjetësisht dhe shumë ekspertë parashikojnë se kërkesa globale për GNL do ta tejkalojë shumë ofertën në vitet e para të 2020. Nga momenti që, për t’u kompletuar, projektet e reja që kanë të bëjnë me GNL-në mund të kërkojnë edhe 5 vite pas vendimit final të investimit, eksportuesit amerikanë të gazit natyror do të duhet të impenjohen për nënshkrimin e marrëveshjeve të blerjes në vitet e para e administratës Trump (2017–2018) që të mundin projektet e vendeve të tjera për GNL-në. Një qasje prooaktive nga ana e U.S. Overseas Private Investment Corporation (OPIC), e Export-Import Bank of the United States (EXIM Bank) dhe e organizatave të tjera të ngjashme mund të jetë e dobishme në përfshirjen e klientëve më të vegjël e më pak meritorë të kreditimit, duke e zgjeruar ndjeshëm masën e blerësve të “bankueshëm” për eksportet e GNL-së amerikane. Pavarësisht se EXIM Bank ka shmangur gjithmonë dhënien e mbështetjes për “lëndët e para”, nuk është e lehtë të theksohet se GNL-ja, që për të qenë produkt ka nevojë për impiante lëngëzimi prej miliarda dollarësh, është e ndryshme nga produktet e tjera (si për shembull, çeliku). Siç e kemi thënë, është ende shumë shpejt për të formuluar parashikime përfundimtare lidhur me atë që do të ndodhë në vitet e ardhshme, por mbi një gjë nuk ka dyshime: po hyjmë në një epokë të re. Eksportet amerikane të GNL-së, naftë dhe likuidëve nga gazi natyror praktikisht po fitojnë terren dhe një qeveri e kontrolluar nga republikanët do të inaugurohet më 20 janar. Ka mundësi që kjo tërësi ngjarjesh të krijojë kushtet ideale për t’i ngritur Shtetet e Bashkuara në një pozicion më të lartë në lidershipin energjetik global.

Ridimensionimi normativ

Një prej motiveve për të cilin situata e Gjykatës Supreme është kaq e rëndësishme qëndron në faktin se Trump ka shfaqur interes për “ridimensionimin” e normativave të vendosura nga administrata Obama në sektorin energjetik amerikan. Shumë prej tyre janë miratuar nga Environmental Protection Agency (EPA), agjencia amerikane për mbrojtjen mjedisore, në kuptimet e atij që mund të quhet si një interpretim ”liberal” i statuteve mjedisore bazë amerikane, të tillë si Clean Air Act dhe Clean Water Act. Shumë profesionistë të së drejtës pranojnë se normativat federale të “finalizuara” vite më parë mund të jenë më të vështirë për t’u modifikuar sesa normat e miratuara më vonë. Një shembull i parave është norma e miratuar nga EPA më 2011 për të kufizuar emetimet e mërkurit (dhe të “toksinave” të tjera volatile) nga centralet elektrike me qymyr dhe lëndë djegëse me bazë fosile. Kurse një shembull i të dytave është Clean Power Plan (CPP), i finalizuar nga EPA më 2015, por aktualisht në fazë kontrolli juridiksional nga ana e Gjykatës së Apelit e District of Columbia (Gjykata Supreme e ka ndaluar EPA-n nga zbatimi i CPP-së deri në shprehjen e Gjykatës së Apelit në fjalë).
Midis normativave të tjera që mund të rishikohen nga administrata Trump janë ato lidhur me zhvillimin e aktiviteteve të lidhura me naftën e gazin në trojet federale (rreth 1/3 e trojeve të vendit kontrollohet nga qeveria qendrore) dhe në zonat offshore, edhe ato nën juridiksionin federal. Siç është lehtë e parashikueshme, liderët politikë të administratës Obama po luftojnë kundër kohës për të finalizuar normat e prirura që të ruajnë trashëgiminë e pothuajse ish-Presidentit Obama në fushën e klimës dhe të “energjisë së pastër”. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara ekziston një normativë pak e përdorur, Congressional Review Act, që do t’i mundësonte Kongresit dhe Presidentit të sapozgjedhur Trump që t’i multifikojnë normativat e administratës së mëparshme (përfshi normat jo të lidhura me sektorin energjetik) të paraqitura pas majit 2016. Sipas asaj që përcillet nga Congressional Research Service, një mekanizëm i tillë kërkon vetëm një votë mazhorance në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, kështu që në muajt e para të 2017 mund t’u ofrojë republikanëve një instrument për të eliminuar shumë prej iniciativave të “minutës së fundit” nga administrata Obama.

Vizioni mbi ndryshimin klimaterik

Përtej interesit të manifestuar në ridimensionimin e normativave të epokës Obama, manjati ka deklaruar gjatë fushatës elektorale se dëshiron “t’i largojë Shtetet e Bashkuara” nga Marrëveshja për Klimën e arritur në Paris më 2015. Marrëveshja  COP21 ka “hyrë në fuqi” më 4 nëntor 2016, saktësisht 30 ditë pas ratifikimit nga ana e numrit të kërkuar të vendeve firmatare (55), që përbënin përqindjen limit të emetimeve të gazit serrë (55%). Shtetet e Bashkuara disponojnë mjete formale për t’u tërhequr nga Marrëveshja COP21 brenda 1 viti nga ardhja e Presidentit të ri (duke pezulluar pjesëmarrjen e vendit në traktatin përkatës) ose në përfundim të mandatit të parë të tij (duke përdorur mekanizmin e “daljes 4-vjeçare” të parashikuar COP21). Megjithatë, për të shmangur furtunën politike (kombëtare dhe ndërkombëtare) që ka gjasa se do të shpërthente në vijim të një tërheqjeje formale të Shteteve të Bashkuara nga COP21, Trump thjesht mund të mos e zbatojë/mbështesë Clean Power Plan (CPP), domethënë mekanizmin kryesor me të cilin Shtetet e Bashkuara parashikojnë që të përmbushin detyrimet e COP21. Ironikisht, e gjitha kjo mund të rezultojë shumë më tepër simbolike sesa praktike. Në kushtet aktuale të tregut, me gazin natyror dhe disa energji të rinovueshme me çmime më të ulëta sesa qymyri, Shtetet e Bashkuara e kanë arritur tashmë objektivin e CPP-së për reduktimin e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe objektivin 2030 e CPP-së për shkurtimet në përdorimin e qymyrit. Për pasojë, Shtetet e Bashkuara janë “në rrugë të mirë” për të respektuar impenjimet e parashikuara nga COP21, në rast se vendosin që të konfirmohen firmëtarë të Marrëveshjes së Parisit ose jo. Gjithsesi, Shtetet e Bashkuara disponojnë mjetet formale për t’u tërhequr nga Marrëveshja COP21 në kohë të shkurtër për të shmangur furtunën politike që ka gjasa se do të shpërthente në vijim të një tërheqjeje, Trump thjesht mund të mos e zbatojë Clean Power Plan.

(Fred H. Hutchison është drejtor Ekzekutiv i LNG Allies dhe Our Energy Moment)

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Exit mobile version