Një foto 120 mijë euro! Zhupa: Veliaj tender të paracaktuar për administratorin e “Mare Services” dhe drejtorin e UKT

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar një tjetër skandal të Bashkisë së Tiranës.

Zhupa shkruan në reagimin e saj se, Veliaj i ika dhënë administratorit “Mare Services” sh.p.k, Ermal Bushi dhe bashkëshortes si dhe Redi Mollës, drejtor i UKT, tenderin 120 mijë euro. Sipas Zhupës, tenderi ishte paracaktuar dhe shkelja e kritereve ligjore kishte rrënjë të thella nepotike.

Reagimi i plotë i zëdhënëses Zhupa

Veliaj pozon i lumtur me administratorin e Mare Services sh.p.k Ermal Bushi dhe bashkëshorten e Redi Mollës drejtor i UKT, duke treguar që dhënia e tenderit 120 mije euro ishte e paracaktuar dhe shkelja e kritereve ligjore kishte rrënjë të thella nepotike.

Ditën e premte me fakte dhe dokumenta denoncova se si kompania e Ermal Bushit ndryshoi disa ditë para aktivitetin e kompanise së tij duke shtuar edhe materialet shëndetesore, me porosi për tenderin që do merrte pak ditë më vonë nga Bashkia Tiranë. (Link)https://www.facebook.com/1013310425407030/posts/3779222092149169/

Edhe vertet pak dite më vonë, Veliaj me negocim pa shpallje, i jep 120 mije euro Ermal Bushit të Mare Services sh.p.k për materiale mjekesore për tu mbrojtur nga Covid 19, duke shkelur edhe kriteret teknike që të kishte 3 vjet eksperiencë.

Mesa duket miqësia e përbashket me Redi Mollën, drejtorin e famshëm të UKT, që jep rroga në emer të Veliajt për të blere mediat, ka ndikuar që Bushi ta kishte rrugën e lehtë drejt parasë publike.

Tenderat e Veliajt janë modeli se si abuzohet me fondet publike, për të bërë qoka dhe për tu pasuruar!

Artikulli paraprakUlen shifrat nga Covid-19 në Itali, 172 víktima gjatë 24 orëve
Artikulli tjetërAmbasadorja e SHBA: Të ngrihet Gjykata Kushtetuese, qytetarët nuk duhet të presin