Një gjerman në Shkodër dhe një fotografi si 170 vite më parë

Është bërë në Shkodër shkrepja e parë fotografike mbas 170 vitesh në teknikën e kolodiumit të lëngshëm- teknika me të cilën Pietro Marubbi filloi rrugëtimin e fotografisë shqiptare.

Ka qenë fotografi gjerman Maximilian Zeitler që ka mbajtur një masterclass-ës mbi realizimin e procesit të kolodiumit të lëngshëm, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.

Pjesëmarrësit e punëtorisë Orestia Kapidani, Majlinda Hoxha, Vigan Nimani, Ergys Vela dhe Dritan Ziu.

fab151ba 00da 4fca a3ed 37c608c8ee5c

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnje gjerman ne shkoder dhe nje fotografi si 170 vite me pare%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebPunëtoria zbuloi joshjen magjepsëse të fotografisë me pllaka të kolodiumit të lëngshëm. Çdo gjë rreth procesit të ndërlikuar të veshjes së pllakave të qelqit ose metalit me kolodium dhe sensibilizimit të tyre me nitrat argjendi dhe rastin delikat të ekspozimit dhe zhvillimit të këtyre pllakave, duke prodhuar imazhe eterike, unike që zotërojnë një bukuri të pashembullt të cilësisë së mirë.
Maximilian Zeitler i lindur në Mynih në 1987, fotograf dhe specialist në mësimdhënien e proceseve historike të fotografisë. Ai hap ekspozitat vetjake në Hous am Mierendorffplatz në Berlin (2017) dhe në Vazerol14 Galerie në Zvicrës (2022). Ai gjithashtu është pjesëmarrës në disa ekspozita kolektive në Monumenta në Laipzig (2018), LiteHouse Galeri në Berlin (2019) dhe R116 Gallery në Berlin (2023). Ai është autor i PhotoKlassik (2022) dhe The Hand Magazine (2023). Në 2019 ai u shpall dhe fitues i çmimit të parë për fotografinë e peizazhit dhe arkitekturës të realizuar në teknikën e kolodiumit modern.

 

Ky aktivitet u mbështet nga Goethe Zentrum Tirana.

a8a6a917 5c7a 48a9 ab7c a141edb1b787

 

Artikulli paraprakKLGJ: Kalojnë procesin e vettingut 17 kandidatë për gjyqtarë nga Shkolla e Magjistraturës
Artikulli tjetërPër ata që thonë pse SPAK heton Berishën për “Partizanin” dhe jo Ramën për inceneratorët