Ardita Sinani do të jetë kryetarja e re e Komunës së Preshevës. Në Preshevë janë mbajtur zgjedhjet komunale dhe tashmë shqiptarët e Luginës në krye të tyre do të kenë një grua.
Sinani ishte kandidatja nga koalicioni i partive shqiptare përballë Alternativës së Shqiprim Arifit, i cili ka drejtuar deri më tani Komunën e Preshevës.
Një urim për Sinanin e ka dhënë dhe deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, që thotë se tashmë Presheva iu kthye Preshevës.