Një grup i lidhur me Al-Kaidën merr përgjegjësinë për sulmin në Rusi

Një grup, i cili veten e quan, Imam Shamil Battalion, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë në metronë e St. Petersburgut në Rusi dhe tha se sulmuesi ka vepruar sipas urdhrave të Al-Kaidës, ka raportuar organizata SITE, me seli në Shtetet e Bashkuara, që i monitoron ekstremistët.
Në deklaratën e këtij grupi theksohet se sulmuesi, Akbarjon Jalilov, më 3 prill të këtij viti, kishte vepruar sipas udhëzimeve të liderit të Al-Kaidës, Ayman al-Zavahiri. Nga ky sulm janë vrarë 16 vetë dhe plagosur afro 50 të tjerë.
Hetuesit rusë thonë se sulmi ishte kryer nga Jalilov, 22-vjeçar, shtetas rus i lindur në Kirgizi, i cili ishte në mesin e të vrarëve.
Autoritetet e Rusisë i kanë arrestuar 10 vetë me origjinë nga vendet e Azisë Qendrore, të dyshuar për involvim dhe thanë se ata tashmë “praktikisht” e dinë se kush e ka urdhëruar sulmin, por nuk kanë dhënë detaje.
Imam Shamil ishte lider i rezistencës në Dagestan dhe Çeçeni kundër forcave të Rusisë në shekullin e 19-të.

Artikulli paraprakJa sa përfitojnë Gashi e Hyka në MLS
Artikulli tjetërLiria e medias e kërcënuar edhe në vende demokratike