“Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë”/ Basha: Janë tmerruar nga alternativa jonë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të PD Sarandë.

Gjatë fjalës së tij Basha tha se “një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve”.

Ky grup, sipas Bashës, është tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34-vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë”.

“Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve.” – u shpreh kreu i PD-së, Basha.

Exit mobile version