Një hap drejt pavdekshmërisë, truri mund të ruhet edhe pas vdekjes

Truri i derrave është mbajtur gjallë edhe jashtë trupit për herë të parë si pjesë e një eksperimenti shumë kontradiktor. Truri i qindra derrave mbijetoi për më shumë se 36 orë pasi iu pre koka kafshëve. Eksperimentet mund t’i hapin rrugë transplantëve të trurit dhe një ditë mund të mundësojnë pavdekshmërinë e qenieve humane, duke bashkuar trurin tonë me sisteme artificiale pas vdekjes së trupit.
Dr. Nenad Sestan, që drejtoi ekipin e Universitetit Yale, paraqiti para Institutit Kombëtar të Shëndetit në Mariland përfundimin e një eksperimenti të pazakontë të kryer tek derrat.
Shkencëtarët arritën të hiqnin me sukses kokën e rreth 100-200 derrave dhe i mbajtën ato gjallë edhe pas shkëputjes së trupit.
Organet u lidhën me një sistem të mbyllur që shkencëtarët e quajtën ‘BrainEX’, që mbushën pjesët kryesore me gjak të pasur me oksigjen artificial për t’i mbajtur në jetë.
Në atë që dr. Sestan e përshkruan si “marramendëse” apo rezultat i “paparashikuar”, miliarda qeliza në tru u mbajtën të gjalla dhe të shëndetshme. Ai thotë se me pak punë mund të arrihet që truri të mbahet i gjallë pafundësisht dhe eksperimenti i kryer me kokën e derrave është një hap i madh përpara drejt ditës kur e njëjta gjë të bëhet edhe me njerëzit, duke u ruajtur trurin dhe më pas transplantimin e tyre.

Artikulli paraprakRama armiqësi dhe urrejtje ndaj gazetarëve, PD rezolutë në Parlament
Artikulli tjetërDua djalë! Shqipëria dhe plaga e abortit selektiv