Një hetim i ri për rolin e Ramës në vrasjet e 21 Janarit me kreun e grupit të zjarrit të Gardës

Hajro Çini M.A

Askush nuk ka mëdyshime se sulmi mbir endin kushtetues më 21 janar e organizoi Rama me bandën e tij. Më 20 janar, i sigurtë në suksesin e Grushtit të Shtetit, ai deklaronte se do të shkelej mbi viktima. Një nga mbështetësit e tij, Ngjela, profetizonte 13,000 tëvrarë (asgjënukjanë), që ata tërrëmbenin pushtetin. (Siç kishin bërë më 1944 dhe 1997)

Unë nuk kamdyshime se në këtë aktivitet antikushtetues, Rama kishte mbështetje të brëndshme dhe ndërkombëtare. Në Tiranë kishte mbështetjen PresidentitTopi, i cili i kishte vënë në dispozicion Kryeprokuroren Ina Rama dhe SHIK, ndërsanë botë kishte Sorosin.

Kohët e fundit ka disa zhvillime shumë interesante dhe ndriçuese. Veterineri Topi ka botuar një libër. Unë kam dyshimet e mia në se vetë Topi është autori, apo është si Veprat e Enver Hoxhës, pas ngordhjes, që ja shkruantte Instituti i “Studimeve” Marksiste-Leniniste.

Në atë libër Topi kujton se i kishte shkuar nëzyrë Basha dhe i kishte kërkuar që të ndërhynte tek Ina Rama që ajo të mos arrestonte zinxhirin drejtues të Gardës. (Marrëveshjeqëmë pas e bëri Ambasadori Amerikan Arvizu) Topi jo vetëm që nuk e kishte pranuarsi ide, përkundrazi kishte kërcënuar ish ministrin që të rregollojë letrat e tij se ai (Topi) i kishte dhënë të gjithë mbështetjen Kryeprokurores. Unëkuptoj se e gjithë lufta e Topit (dhe Ramës) ishte kundër Kryeministrit Berisha.

Kanë kaluar mbi 8 vjet dhe askush, nga ata që u akuzuan, nuk është dënuar për ata 4 të vrarët. 6 vjet që Rama është kryeministër dhe që kontrollon të gjithë degët e pushtetit me përjashtim të vetëm të opozitës dhe Presidencës.

Së fundi ai bëri një zbulim të çuditshëm. Gardisti AgronMalaj – sipasRamës, ka qënë i infiltruari i PS-së në Gardë. Ky zbulimi Ramës nxjerr në pah shumë gjëra ilegale, dhe ngre shumë pikëpyetje.
E para, një Gardist, si ushtarak, duhet të jetë i depolitizuar, sipas Kushtetutës.

Rama dukshëm nukrespektonKushtetutëdheipërdorInstitucionet e Pavarurapërarsyet e tijkriminalepolitike. Sëdyti, pseiduhejkuiinfiltruarnënjëInstitucionKushtetues?! Dhepse ka viteqëpromovohetnga Rama nëPolitikë?

Vetëm duke jure feruar deklaratave publike të Ramës, ai e dinte që para 21 janarit se do të kishte viktima, ai paska pasur të infiltruarit e tij në grupin e armatosur të Gradës. Presidenti e dinte që para se të kryhej hetimi se Kryeprokurorja do të ngrinte një akuzë të rëndë dhe këshillonte ish ministrin e brëndshëm që të bënte kujdes, duke aluduar se shënjestra e tij, Ramës, Ina Ramës, nuk ishte askush tjetër, përfshirë Metën, që ishte “preteksti”, por direct Kryeministri.

Pse paragjykohej Kryeministri që para se të fillonte hetimi i Prokurorisë?! Unë nuk kam asnjë dyshim se banditët Grushtetas e bënin pikërisht për të rrëzuar me dhunë rendin kushtetues.
Çfarë ndodhi më pas?

Soros ishkruan më 24 janar 2011 letër Hillary Clinton, atë kohë Sekretare e Shtetit, që të hapte një hetim ndërkombëtar dhe i propozonte që në krye të hetimit të ishte një nga tresoroistët europjanë. (Carl Bildt, Martti Ahtisaari ose Miroslav Lajcak.) (https://ëëë.rt.com/usa/355639-soros-clinton-albania-ëikileaks/)
Se ku e gjen të drejtën të fuse hundët Soros në Shqipëri apo në Departamentin e Shtetit, askush me mëndje të kthjellët nuk mund ta shpjegojë.

Për fat hetimi ndërkombëtar, që hetoi ngjarjet e 21 janarit nxorri fajtore opozitën dhe jo qeverinë.
Por ka njëzhvillim të çuditshëm. FBI e mori përsipër hetimin dhe nxorri një raport ku flitej se cila armë kishte nxjerrë zjarr. Tani se sa i besueshëm është ai raport, kur e gjithë kupola drejtuese e FBI-së është pushuar, nga puna dhe shpresohet se do të hetohet penalisht, për tentative Grusht Shteti kundër Presidentit Trump.

Shqipëria, duhet, sapo qeveria dhe parlamenti të çlirohet nga krimi i organizuar, të rihapë hetimin e 21 janarit 2011, dhe të kërkojë eksperizë Gjermane, Angleze dheIzraelite (veçanërisht) se kush ka qënë ai që ka qëlluar mbi njerëz dhe ka vrarë.

Garda ka pasur të gjithë të drejtën ligjore të përdorë armët në mbrojtje të Kryeministrisë. Ligji për Gardën, Nr. 8869 datë 22.05.2003 (kur në fuqi ishin socialistët.) në nenin e mëposhtëm i jap të drejtë ligjore plotësisht Gardës:

Neni 25
Punonjësi i Gardës përdor armën në rastet e përcaktuara në ligjin nr.8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, si dhe në rastet kur sulmohen: personalitetet e larta shtetërore tëv endit dhe të huaja; rojet dhe objektet në ruajtje.

Por të qëllosh mbi demostrues, edhe pse ligjërisht i lejuar, pert ishërbyer, një bande kriminale, që jeta vërtetoi se e donte pushtetin për ta vjedhur dhe kriminalizuar Shqipërinë, është abuzim kriminal me ligjin, dhe një hetim i ri, ndërkombëtar, bazuar në deklarimet e fundit publike të Ramës, dhe libri i Topit, do të vëjë të drejtën një herë e përgjithmonënë vend.

Exit mobile version