Nga Xhevdet Mazrekaj
Për gjeneratat e sotme, kjo që po e shkruaj mund të jetë diçka e panjohur. Por, për ata më të vjetrit, apo ata që ishin në moshë më madhore në kohën e bombardimeve të NATO-s, mund të jetë ende i freskët lajmi i hidhur për vrasjen e Baton Haxhiut.
Lajmi u bë i ditur në të gjitha mediet shqiptare dhe ndërkombëtare përfshirë këtu edhe gazetën “Bota sot”, që botohej në diasporë.
Ky lajm i tronditi të gjithë.Ironia më e madhe është se, kur e kuptova këtë lajm, thash me vete: Edhe Batoni paska qenë patriot!
Bashkë me stafin e gazetës e ndjenim veten fajtorë, se Batonin e dinim për bashkëpunëtor të Serbisë, dhe ja ku doli lajmi i vrasjes dhe për një moment u bë “hero”.Menduam pastaj se bashkëpunimi i Batonit me Jovica Stanishiqin, u bë për qëllime patriotike shqiptare.
Është interesant se lajmin për vrasjen e Baton Haxhiut, nuk e demantoi as SHIK-u i Kadri Veselit. Mos demantimi i lajmit nga SHIK-u e bëri Batonin hero gjatë kohës së luftës. Ju rikujtojë se Kadri Veseli në një emision televiziv, kishte thënë se ka pasur shkëmbime të informacioneve me Sigurimin serb dhe se SHIK-u ka pasur njerëz të infiltruar në UDB!
Tani po i drejtohem Batonit: Si është e mundur që u shpalle i vdekur gjatë luftës dhe pasluftës u “ringjalle”. Kësaj pyetje mund edhe të mos i përgjigjesh, por mos harro se me ty ka qenë edhe dikush që është vra dhe është “ngjallë” si ti…
Tani ke shumë më shumë hapësirë se sa në kohën e luftës Baton. Dil në televizionin tënd apo kudo tjetër dhe thuaje të vërtetën, sqaroje këtë rast për hir të opinionit!
Pra, nëse nuk përgjigjesh unë do të paraqitem edhe njëherë!
PS: Nuk e di se a është më mirë të jesh një hero famshëm e i lavdëruar ndër gjenerata apo një spiun i gjallë!