Kukësi i ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, me një risi që ngjall jo pak interes për tifozët e kryesuesve aktualë të Superiores. Në seancën stërvitore të zhvilluar në Antalia, pjesë e ekipit verilindor ka qenë dhe një ish-futbollist që në të kaluarën ka patur kontratë me Milanin, si Favour Anieka. 22-vjeçari që luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar i është bashkuar Kukësit në stërvitje dhe do të jetë në provë te kjo skuadër përpara se të vendoset nëse ai është i vlefshëm për të qenë dhe në të ardhmen pjesë e ekipit. Aniekan, në fakt është pa ekip që në periudhën e verës, dhe gjatë gjithë periudhës që ka qëndruar te Milani ka qenë i huazuar vazhdimisht në ekipe të dorës së dytë.
Kryesore
Continue to the category“Koalicioni Euroatlantik u beson qytetarëve”, Endri Hasa: Garojmë në mënyrë të...
Endri Hasa, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun e Elbasanit, tha në Top Story se partitë e tjera kërkojnë të bunkerizojnë procesin me listat...