Një Jo tmerrësisht ndëshkuese nga Edvin Kristaq Krimi për Shqipërinë!

Sali BERISHA

Parlamenti i Mbreterise se Hollandes votoi dje kunder hapjes se negociatave me Shqiperine dhe pro hapjes se tyre me Maqedonine! Qe nga viti 2016 kjo eshte e treta here qe vendet anetare te BE hedhin poshte si jo realiste rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen e negociatave per vendin tone.

Une mbeshtes pa lekundje hapjen e negociatave te BE me Shqiperine pavaresisht se Shqiperia nuk i ploteson kushtet por besoj se nje rruge me e sigurte per plotesimin e tyre eshte procesi i negocimit.

Mirepo siç dihet, para çeljes se dyerve pra te negociatave per antaresim, nga vendi kandidat duhet te plotesohen disa kushte dhe fakti qe Hollanda dje votoi pro hapjes se negociatave me Maqedonine dhe jo me Shqiperine deshmon se e para i ka plotesuar keto kushte kurse Shqiperia nuk i ka plotesuar ato.

Mjerisht shtoj ketu se Mbreteria e Hollandes eshte vetem njeri nga vendet qe eshte kunder çeljes se negociatave me Shqiperine. Deri tani, te ketij qendrimi jane edhe dy vendet me kryesore te Bashkimit Europian, Gjermania dhe Franca por ka dhe vende tjera te BE.

Kjo Jo e rende, ky qendrim ndeshkues ndaj Shqiperise qe perseritet per te treten here lidhet direkt dhe kryekeput me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, korrupsionin, qendrimet ndaj opozites dhe zgjedhjeve te tij por edhe qendrimet e tij ndaj projektit te Serbise se Madhe.

Me konkretisht, shkaqet e kesaj Jo ndeshkuese te Mbreterise se Hollandes jane sa vijon:
Nga viti 2018 ne vitin 2019 Edvin Kristaq Rama dhe narkoqeveria e tij nuk u plotesuan asnjeri nga 13 kushtet e vendosura nga keshilli i ministrave te BE me 27 qershor te vitit 2018 per çeljen e negociatave me Shqiperine. Perkundrazi jane shenuar hapa mbrapa ne disa prej tyre. Perveç kesaj nen qeverisjen e Edvin Kristaq Droges

2- Shqiperia me politiken e kanabizimit masiv te Edvin Kristaq Droges u shnderrua ne Kanabistan apo Kolumbine e Europes dhe per shkak te lidhjeve te tij dhe pushtetareve te tjere me krimin, ne raportin e fundit te DASH vendi yne damkoset si
3- qender operacionale e organizatave kriminale qe veprojne ne Europe, SHBA, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme.

Ky eshte nje ndeshkim direkt qe Shqiperise i vjen nga Edvin Kristaq Droga sepse ai
4- ndertoi ne Shqiperi narkoshtetin e pare ne historine e Europes vetkuptohet duke shkaterruar shtetin ligjor dhe
5- vendosi keshtu ne Shqiperi sundimin e mafies, trafikanteve, vrasesve, perdhunuesve duke i vendosur keta te fundit ne qeveri, parlament, polici, etj etj.

Ky ndeshkim i tmerrshem u vjene shqiptareve nga Edvin Kristaq Krimi, lidhjet e tij direkte me klanet e trafiqeve kriminale dhe mbeshtejen e tyre, gje qe e
6- detyroi nje vend themelues te BE te kerkoje per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.

Por jo vetem kaq, por edhe nje vend tjeter te deklaroi se per shkak te gjendjes se kriminalitetit te Shqiperise te
7- bllokoje liberalizimin e vizave te Kosoves me BE.
Ky eshte nje ndeshkim direkt nga Edvin Kristaq Hajduti sepse ai me zyrtaret e tij ne 6 vite

8- vodhen dhe shperdoruan me grykesine e tyre ne tendertat, koncesionet, PPP mbi 3,2 miliard euro.
Ai sot me buxhetin e shtetit nderton autostrade ne fushe me 24 milion euro km nderkohe qe po sot ne Shqiperi me financimin e Bankave Europiane ndertohen autostarda me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin. Vetem baxhanaku i Rames, Frangu, ndrikull Vilma Nushi, kumbaret Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kane fituar rreth 1800 tendera me nje vlere rreth 2 miliarde euro dhe

9- Ne 6 vite nuk kane perfunduar dot asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re.
Ndeshkimi per te tretin vit me radhe me mos hapjen e negociatave lidhet direkt me

10- politikat antipopullore kriminale qe ndjek Edi Rama, me te cilat ne nje kohe kur emigracioni eshte bere problem madhor ne Europe dhe ne bote ai detyroi

11- te largohen nga Shqiperia mbi 400.000 mije shqiptare ne 4 vite dhe vendi yne te behet nje shqetesim tejet serioze per vendet anetar te BE. Por ndeshikimi i Shqiperise nga Zografi Bis lidhet edhe me angazhimin e tij per ndryshimin i kufijve sipas linjave etnike per llogari te projektit te Serbise se Madhe.
Si perfundim ftoj çdo qytetar te ndalet dhe te mendoje me perkushtimin me te madh per te ardhmen europiane te tij, femijeve dhe vendit te tij.

Kjo eshte hera e trete qe vende anetare te BE na e mbyllin deren e negociatave dhe kjo vetem e vetem se Edvin Kristaq Zografi per karrigen e tij ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes.

Artikulli paraprakGazetari gjerman paralajmëron rrëzimin me dhunë të Ramës: Nuk ka legjitimitet
Artikulli tjetërRevolta/ Fermerët në Korçë hedhin prodhimet në lumë, studentja: Reagoni për mundin dhe lodhjen tuaj…