Një këshillë për Ramën dhe ata që bëjnë sikur nuk kuptojne: Protestat janë të atyre që dhunohen e grabiten nga Rama

Edi PALOKA

Nje keshille per Edvinin dhe dy fjale per ata qe bejne ende sikur nuk kuptojne :

Protestat jane te shqiptareve qe dhunohen, vidhen, grabiten e ju shkatrrohet jeta cdo dite nga kjo qeveri dhe ky kryeminister.

Rama ka kohe qe protestat perpiqet ti paraqese si organizim te militanteve te opozites qe lufton vetem per interesat e saj per pushtet, madje se fundmi rinxorri si “argument” banalitetin  qe e perdorte shpifur vetem Tao Balla, se lufta e opozites eshte kunder reformes ne drejtesi…

Keshilla qe do i jepja Rames eshte qe ata agjentet civile qe fut mes turmes se protestuesve, te mos i perdore vetem per provokime por te marre dhe ndonje informacion prej tyre;

A jane vertete vetem militante te opozites qe perdoren ,pjesmarresit ne proteste?

Cfare mendojne e cfare thone ata njerez? Per cfare jane ne protesta?

Jam i bindur qe po ti merrte keto informacione do ti vlenin aq sa nuk ja merr mendja.

Po me qe une kam takuar disa prej tyre , po i them se aty eshte bashke me familjaret  gruaja qe i thyen kemben kur e nxorren nga shtepia qe me pas ja prishen tek Bregu i lumit. Eshte dhe familja qe fle jashte tek Petro Nini se i moren shtepine. Jane banoret e Astirit qe jane te kercenuar me te njejtin fat sepse Rama bashke me Gjiknurin kerkojne te vjedhin 40 milion euro. Jane prinderit e Dor Protoduarit qe per here te dyte gjendet ne burg sepse mbron shtepine e vajzes se tij te vogel tek Unaza e Re. Jane prinder qe ju kane ikur femijet ne emigracion. Jane invalid te cileve ju kane hequr pensionin si ai qe dhunoi policia. Jane njerez qe i kane lene pa pune e pa buke. Jane te rinj qe kane pare birucat dhe kane provuar dhunen e policise se Lleshit vetem sepse kane dale te protestojne per te drejtat e tyre.

Te gjithe keta dhe shume te tjere i jane bashkuar protestes se opozites. Jane me mijera qe kane dale e dalin aty per problemet e tyre. E te gjithe keta o Edvin e kane ne rradhe te pare personale me ty. Po ti degjosh sic i kam degjuar une, jam i bindur qe do te merrje shpejt vendimin e duhur.

Duan te te hane te gjalle…

Por ti vazhdon me arrogance. Kercenon me burg e dhunon.

Nuk ke kuptuar asgje. Ata kane humbur gjithshka dhe ti je fajtori. Nuk i tremb dot me asgje, perkundrazi vetem i acaron e i revolton me shume.

Prandaj sa me shpejte ta kuptosh kete ti dhe ata qe te sherbejne ty, aq me mire do jete per ty.

Artikulli paraprakDhjetëra mijëra qytetarë vërshojnë drejt Tiranës, Rama fshihet në bunkerin e Enverit
Artikulli tjetërPD: Asnjë hap prapa në betejën tonë për zgjedhje të lira si në Amerikë, Francë, Gjermani e kudo