Një kryeministër i dështuar dhe investimet e munguara në 7 vite qeverisje!

Nga Mimoza HAJDARMATAJ

A e meritojnë shqiptarët të tallen?

A e meritojnë kuksianët të përqeshen?

Një kryeministër është kryeshërbëtor i vendit dhe posti i jepet të ndërtojë dhe të ofrojë ato të mira që njerëzit e thjeshtë nuk ia ofrojnë dot vetes por për këtë secili prej nesh kontribon me djersë, në taksa dhe asgjë nuk është dhuratë prej askujt.

“Aeroporti i Kukësit do të hapet, procedurat kanë filluar…Jam shumë optimist që në vjeshtë aeroporti do të fillojë të jetë operativ… Jam shumë optimist që në festat e fundvitit kuksianët që do të vijnë nga jashtë do të vijnë përmes atij aeroporti…”, është shprehur Edi Rama në 2018.

Si për çdo pallavër që nxjerr nga goja, me atë “optimizmin” e tij shoqëruar me mosmbajtjen e qëllimshme të premtimeve në 7 vjet, ka bërë që prej pesimizmit dhe jetesës së vështirë, Kukësi të jetë një ndër qarqet me numrin më të lartë të të larguarve nga vendi i tyre.

E ai vazhdon të bëjë ironi me aeroportin, me emigrantët, me të gjithë ne.

Kush je ti që do ti sillke falas për votime, me paret e kujt do ta bësh?

Pse nuk i pyete njëherë pse ikën, çfarë shitën e ku morën borxh për të shkuar larg vatanit, larg familjeve, larg atdheut?

Zoti kryeministër!

Do kishe bërë mirë të fillojë nga puna me Kuksin e gjithë Shqipërinë tash e 7 vjet më parë dhe ti lije ironitë e talljet, për të cilat kemi më pak nevojë se kurrë.

Ajo ç’ka kanë nevojë shqiptarët janë investimet e duhura, mirëqënie dhe një ekonomi e zhvillim dinjitoz, por ti nuk ishe i duhuri!

Bëj gati biletën tënde të avionit!

Exit mobile version