Spanja e ka hequr sot veton ndaj Kosovës për pjesëmarrje në samite, takime dhe konferenca ndërkombëtare.Këtë lajm e ka mirëpritur eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, i cili ka thënë se pas kësaj tani duhet që shteti spanjoll të njohë pavarësinë e Kosovës.
“E shkëlqyeshme që Spanja hoqi veton ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në takime ndërkombëtare. Tani njohja e plotë duhet të pasojë. Evropa duhet të flasë me një zë. Çështjet e brendshme nuk duhet të qëndrojnë drejt integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Mandl në rrjetin social “Twitter”.
Ndërkaq, në të njëjtin postim ka reaguar edhe raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, e cila e quajti hap të rëndësishëm për Kosovën.“Shumë lajm i mirë dhe hapi i parë i rëndësishëm për të njohur Kosovën ndërkombëtarisht.
Spanja ka larguar veton ndaj pjesëmarrës së Kosovës në evente ndërkombëtare. BE duhet të kërkojë që edhe shtetet tjera që ndërmarrin hapat e njëjtë”, ka shkruar ajo.Spanja i kishte vendosur veto Kosovës në vitin 2018 dhe ende nuk e ka njohur pavarësinë.